• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 1, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beniada Nishani në një lidhje me dashurie/ Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve

Java News by Java News
06/11/2022 13:20
Beniada Nishani në një lidhje me dashurie/ Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas famës dhe suksesit që korri në “Big Brother”, Beniada ka gjetur edhe dashurinë. Vetë modelja ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku u pyet në lidhje me jetën e saj personale. Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partnerë të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krah. “Ai që kam në krah më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada.

Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. E pak kohë nga deklaratat e modeles, ja ku vjen edhe fotoja e parë e çiftit.

Ashtu si shihet në shkrepjen e siguruar nga paparaci i “Panoramës”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në eventet e Tiranës. Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti.Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkes’ i çiftit, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti është ftuar vazhdimisht si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku ishte vendosur disa vite më parë.

Pak kohë më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA. “U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem New York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në New York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur

Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë. Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.

Nga ajo që mundëm të mësojmë, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. Teksa ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

Përgjatë gjithë natës së premierës së filmit, Blerti dhe Beniada kanë qëndruar në të njëjtin rresht me Arbrin dhe bashkëshorten e tij, Vlerën, duke treguar kështu një raport të mirë edhe me çiftin tjetër. Rreth 2 muaj më parë nisën për herë të parë aludimet për një lidhje të re të modeles, e cila që pas përfundimit të Big-ut ishte shprehur se donte një partner shqiptar.

“Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet. E teksa në atë kohë nuk pati asnjë reagim konkret nga ana e modeles, së fundmi ajo i ka hedhur më shumë ‘benzinë’ zjarrit me postimin e fundit. Beniada publikoi një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja ka zbuluar në postimin e saj është vendndodhja, që është pikërisht në Milano, Itali.

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale.

Beniada rrëfeu gjatë eksperiencës në Big Brother Vip se është lënduar nga një mashkull, i cili nuk ka qenë shqiptar. Kujtojmë se ish-i dashuri i saj prej 7 vitesh ishte futbollisti i njohur, Mattia de Sciglio. Kur ajo ishte pjesë e “Big Brother” qarkulluan edhe fotot e çiftit së bashku. Por tashmë historia ka kohë që është mbyllur dhe Beniada ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë te djaloshi simpatik, Blerti.

/e.d

Next Post
‘Pjesë e grupit të Shullazit’, vdiq pas shoqërimit në komisariat, 32-vjeçari përdorues droge, vuante nga epilepsia!

I shpëtoi atentatit 3 muaj më parë/ Gjendet i vdekur nga familjarët 46-vjeçari në Kuçovë (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Për Alibeajn? Ish-deputetja e PD: Do rikthehem në politikë dhe do garoj për Bashkinë e Tiranës

Nën siglën e PDIU kandidon për Tiranën, Pernaska ‘thumbon’ Këlliçin: Kryeqyteti do dikë që ka disa vite mbi supe, integritet…!

April 1, 2023
Veliaj: Asnjë votë për ata që braktisën detyrën. Ka gënjeshtarë që premtojnë autobusë, avionë dhe trena falas”

Veliaj: Asnjë votë për ata që braktisën detyrën. Ka gënjeshtarë që premtojnë autobusë, avionë dhe trena falas”

April 1, 2023
Aksident në Pogradec: 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë

Aksident në Pogradec: 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë

April 1, 2023
Ndryshime në qeveri/ Jep dorëheqjen zv.ministrja e Mjedisit, zbardhet arsyeja

Ndryshime në qeveri/ Jep dorëheqjen zv.ministrja e Mjedisit, zbardhet arsyeja

April 1, 2023
VIDEO/ Balla nuk i ndahet Kryemadhit për aferën ruse: Ka ndarë fitime dhe ortakëri me kompani pranë Putinit!

VIDEO/ Balla nuk i ndahet Kryemadhit për aferën ruse: Ka ndarë fitime dhe ortakëri me kompani pranë Putinit!

April 1, 2023
“Drejtësia duhet të veprojë…”/ Minxhozi: Nëse vërtetohen akuzat, Kryemadhi procedohet penalisht për evazion

Minxhozi: Akuzat ndaj Kryemadhit të rënda, por informacionet anonime duhen hetuar e provuar

March 31, 2023
“Do të shklyj, do të zhgarravis”/ Për çfarë diskutuan Olta dhe Lorenci në BBVA

E papritur nga produksioni/ Olta dëshiron të lërë shtëpinë e BBV, çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit dhe arsyeja e këtij vendimi

April 1, 2023
INTERVISTA/ Fatos Tarifa: Berisha ka mbaruar! Frika që i ka hyrë në palcë dhe zakoni i vjetër e bëjnë ende të rrezikshëm

Përgjigje reagimeve pas shkrimit tim për kryebashkiakun Veliaj

April 1, 2023
“Influencë ruse”/ Rama: Në shtator shkoj në Strasburg, do paraqes në Këshillin e Evropës pavërtetësinë e akuzave të Dick Marty

“U konsiderua nga Biden si George Washington i Kosovës”, Rama flet para gjyqit të Thaçit: A duhet të konsiderohen kriminelë…?

April 1, 2023
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

E trishtë/ Njihej si “Nona Tirona”, ndahet nga jeta bashkëshortja e futbollistit të njohur

April 1, 2023
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 2 Prill 2023

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 2 Prill 2023

April 1, 2023
“Si ta gënjej Kristin?”/ Çfarë po planifikojnë Keisi e Lorenci, këngëtarja: S’do ua bëj të gjithëve…

“Si ta gënjej Kristin?”/ Çfarë po planifikojnë Keisi e Lorenci, këngëtarja: S’do ua bëj të gjithëve…

April 1, 2023
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’

Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’

March 31, 2023
Spiropali në SHBA/ Takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë

Spiropali në SHBA/ Takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë

April 1, 2023
Veliaj: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’”

Veliaj nga Kavaja: Opozita erdhi mori votat këtu dhe nuk u duk më! Halli i Berishës është…

April 1, 2023
Ambasadori i ri i SHBA që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë!

Ambasadori i ri i SHBA që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë!

April 1, 2023
“Nuk i le njëherë mashtrimet”/ Plas keq mes Gertit dhe Oltës: Je 36 vjeçe dhe bën si…

“Nuk i le njëherë mashtrimet”/ Plas keq mes Gertit dhe Oltës: Je 36 vjeçe dhe bën si…

April 1, 2023
Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz…

Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz…

April 1, 2023
U kap për drogë, por kishte çaj/ Rama pas arrestimit të piktorit shqiptar në Angli: Si do reagonte Sunak nëse…

U kap për drogë, por kishte çaj/ Rama pas arrestimit të piktorit shqiptar në Angli: Si do reagonte Sunak nëse…

April 1, 2023
Veliaj uron Krishtlindjet: E paçi zemrën dhe familjen gjithnjë të mbushur me shumë dashuri

Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës!

April 1, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com