• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do ta shkatërroj jetën”, 60-vjeçari përndjek ish-të fejuarën 36 vite pas ndarjes

by A R
29/11/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të dosjes në ngarkim të një 60-vjeçari, të akuzuar si autor të një historie të rrallë përndjekjeje.

I pandehuri Hasan G. dyshohej të kishte shqetësuar për tre vjet me radhë ish-të fejuarën e tij, me të cilën ishte ndarë plot 36 vjet më parë, në vitin 1980, raporton “Panorama”.

Me gjithë se “palët” kishin krijuar familje, 33 vjet pas prishjes së marrëdhënies së tyre, i pandehuri ka nisur të telefonojë dhe ndjekë në rrugë të dëmtuarën. Në përfundim të gjykimit, gjyqtarja Klorinda Çela vlerësoi të provuar akuzën e “përndjekjes” dhe dënoi të pandehurin me 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë dhjetë muaj e 20 ditë burgim. Sipas vendimit të Gjykatës, 60-vjeçari është kallëzuar nga ish-e fejuara e tij në qershor të vitit 2016.

Kjo e fundit ka pretenduar në Polici se përndiqet dhe shqetësohet prej kohësh nga ana e tij. Sipas kallëzimit, e dëmtuara me iniciale M.H. ka qenë e fejuar me të pandehurin për periudhën 1975- 1980.

Pas këtij viti, fejesa është prishur dhe dy ish-partnerët kanë krijuar familje. Kallëzuesja ka pretenduar se gjatë tri viteve të fundit ka pasur shqetësimi nga i pandehuri. Sipas saj, Hasan G. e ka bezdisur, duke e marrë në telefon, duke e ndjekur nga pas kur ajo del nga shtëpia, apo nga puna.

Po sipas së dëmtuarës, i pandehuri edhe e ka sharë, ofenduar, si dhe kërcënuar se do t’ia shkatërrojë jetën, ashtu si ajo i shkatërroi jetën atij. Gjykata sqaron në vendim se pas depozitimit të kallëzimit, ajo është telefonuar sërish nga i pandehuri. Për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm që i krijonte së dëmtuarës, anëtarë të familjes së saj kanë kontaktuar me vëllanë e të pandehurit.

Pasi ka mësuar për veprimet e vëllait të tij, ai u ka premtuar se do të ndikonte që situata të tilla të mos përsëriteshin. Përpjekjet e tij kanë rezultuar të pasuksesshme. Për këtë shkak, familjarët e së dëmtuarës kanë takuar edhe djalin e të pandehurit.

Ai u ka kërkuar falje për këto ndodhi dhe ka premtuar se nuk do të lejonte të atin t’i krijonte më shqetësime së dëmtuarës. Sipas Gjykatës, ndonëse problemi në fjalë është bërë objekt bisede mes familjarëve të dy palëve, situata nuk ka ndryshuar./Panorama/a.m.

Next Post
FOTO/ Turistët vizitojnë kështjellën legjendare, por zbulojnë diçka tronditëse

FOTO/ Turistët vizitojnë kështjellën legjendare, por zbulojnë diçka tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com