Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, i ka ditët e numëruara te skuadra londinez. Drejtuesve të Arsenalit iu ka humbur durimi. Ata janë duke kërkuar pasardhësin e Arsen Wenger-it. Ky i fundit pritet t’i thotë lamtumirë ekipit londinez, në fund të sezonit, pas përformancës së dobët të skuadrës në ndeshjet e fundit.
Sipas fichajes.net, kandidat për ta marrë drejtimin e Arsenalit janë: Manuel Pellegrini dhe Diego Simeone.
I pari do të jetë trajner i lirë në fund të sezonit, pasi Manchester City ka angazhuar Pep Guardiolan. Kurse, Simeone është nën kontratë me Atletico Madridin, referon ”Express”