• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Atentati terrorist në Ankara, nisin bombardimet kundër PKK-së

by Aalison Pearse Stevens
14/03/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka vonuar reagimi i Turqisë, pas sulmit të së dielës në qendër të Ankarasë që i kushtoi jetën 37 personave. Menjëherë pas zotimit të Presidentit Rexhep Erdogan për gjunjëzimin e terrorizmit, forcat ushtarake nisën operacionet kundër rebelëve kurdë në juglindje të vendit dhe në Irak. Ne tre qytete në juglindje të Turqisë u vendos gjendja e ndalim qarkullimit, ndërsa avionë luftarakë goditën kampe të PKK-së në Kurdistanin irakian. Ushtria njoftoi se 11 avionë sulmuan 18 shënjestra, përfshirë depo municionesh dhe vendstrehime të militantëve kurdë në Kandil dhe Gara.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konfirmoi sulmet. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e shpërthimit të ndodhur në parkun Guven, por dyshimet e qeverisë bien tek PKK. Ministri i Brendshëm, Efkan Ala, tha se hetimet do të mbylleshin të hënën dhe se përgjegjësit do të identifikoheshin. Sipas burimeve të sigurisë një kamikaze femër e cila gjithashtu humbi jetën në shpërthim, ishte pjesëtare e PKK e cila i ishte bashkuar grupit në 2013-n. Katër persona u ndaluan lidhur me ngjarjen në qytetin juglindor të Sanliurfa, sic raportoi media turke. Rebelët kurdë kanë kryer një sërë sulmesh në Turqi gjatë mujave të fundit, por një gjë të tillë e ka bërë edhe Shteti Islamik.

Në një deklaratë më herët gjatë ditës, Erdogan tha se sulmi kamikaz në kryeqytet do të shërbejë vetëm për të forcuar vendosmërinë e forcave turke të sigurisë. Sipas tij, terroristët po shënjestrojnë civilët në Turqi, pasi po humbin betejën me forcat e sigurisë. “Populli ynë nuk duhet të shqetësohet, pasi lufta kundër terrorizmit do të përfundojë me sukses dhe ne do ta gjunjëzojmë terrorizmin”, deklaroi Erdogan.

Sulmi u dënua nga SHBA dhe NATO, të cilët deklaruan se janë përkrah Turqisë në luftën kundër kërcënimit të përbashkët nga terrorizmi. Ky ishte sulmi i tretë vdekjeprurës në Ankara brenda gjashtë muajve dhe eskpertët thonë se kjo tregon kërcënimet e shumta të sigurisë me të cilat përballet Turqia. Dikur një zonë e qetë e Lindjes së Mesme dhe aleat thelbësor i Perëndimit në një rajon të trazuar, tashmë Turqia gjendet në një moment teper të rrezikshëm.

A Turkish air force UH-60 Black Hawk helicopter is loaded onto a U.S. Air Force C-17 Globemaster III May 1, 2012, at Incirlik Air Base, Turkey. A C-17 aircrew from Joint Base McGuire-Dix-Lakehurst, N.J., transported the helicopter to Kabul, Afghanistan, May 5, 2012. The joint support mission provided smooth delivery of the helicopter to replace one that crashed December 2011. (U.S. Air Force photo by Senior Airman Anthony Sanchelli/Released)

Next Post

Ja sa i kushton Samsungut celulari më i ri Galaxy S7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In