• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do reduktojmë…”/ Kumbaro: Nga 1 korriku gjobisim bizneset që japin ende qese njëpërdorimshe

by
15/06/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas heqjes nga qarkullimi të qeseve plastike njëpërdorimshme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije në Report Tv se do të vijojnë me reduktimin e kategorive të tjera të plastikës, siç janë shishet, pjatat e gotat plastike. Kumbaro tha se ky hap do të merret njëjtë me direktivat e Bashkimit Europian, të cilët i kanë hequr nga qarkullimi.

“Ndalimi qeseve është vetëm hapi i parë, ne do vijojmë me reduktimin e të tjerave kategorive plastike siç janë shisheve plastike, gotat plastike, pjatat plastike do jemi në zbatim të direktivave europiane që e kanë bërë të detyrueshme nxjerrjen nga qarkullimi. Duke pasur parasysh që kjo nuk bëhet menjëherë, kjo ka një lloj gradualiteti. Kjo masë e parë është e rëndësishme, hapat e tjerë do jenë më të lehta se do të fillojë edhe shoqëria ta kuptojë”, tha ministrja në Report Tv.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja u ndal edhe në ndalimin e qeseve njëpërdorimshe, ku theksoi se nga 1 korriku do të nisin gjobat për bizneset që ende i japin. Kumbaro tha se janë të vetëdijshëm që janë ende në treg, por kanë zgjedhur që muaji qershor të jetë për informimin e tregtarëve e qytetarëve, pasi eshtë e rëndësishme që ata të ndërgjegjësohen, por duke theksuar se nga muaji që vjen do të ndëshkohen me 1.5 milionë lekë të gjitha ata që shkelin këtë ligj.

“Ka dy javë që kjo iniciativë është futur në fuqi. Shoqëruar me një fushatë ndërgjegjësimi që do e vazhdojmë çdo ditë. Pjesa më delikate është informimi i gjithë segmenteve të popullsisë, klientëve, tregtarëve, prodhuesve të qeseve plastike. Qeset plastike njëpërdorimshme janë ndaluar përfundimisht, janë lënë në qarkullim vetëm qese që janë paracaktuar një një madhësi të tillë, që i jep qeses rezitencë dhe e bën disapërdorimshme. Klientët të mos blejnë qese, se ato përdoren disa herë. Zgjidhja është çanta tekstili që nuk e ndotin tregun. Jemi të vetëdijshëm që janë ende në treg. Nga 1 korriku fillojnë gjobat, ky ishte muaji i parë patëm një kërkesë nga operatorët për ta përdorur muajin qershor si muaj informimi dhe monitorimi të tregut. Dje vendosëm të kalojmë në fazën e dytë të kontrollit, inspektimeve dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit, qoftë për ata që i prodhojnë qeset e ndaluara, importojnë, por sidomos për ata që i tregtojnë”, tha Kumbaro.

Sa i përket memorandumit të nënshkruar me organizatën amerikane “Patagonia” për punuar për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, Kumbaro tha se është ngritur grupi i ekspertëve kombëtar e ndërkombëtar për të kryer studimin e lumit por edhe të degëzimeve të tij. Sipas Kumbaros, ky është një proces shumë i rëndësishëm pasi do të përcaktohet se ku do lejohen ndërtimet ose jo, si do të zhvillohet aktiviteti ekonomike.

“Është shprehur vullneti për ta shpallur Park Kombëtar. Në janar e kemi shpallur Park Natyror, që është shkallë e rëndësishme për mbrojtjen, por jo shpallja më e lartë që ne duam ti japim sa. Të hënën me nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit dhe kemi filluar punën me një grup ekspertësh për të përgatitur gjithë materialin studimor të planit të menaxhimit të Vjosës si park kombëtar. Kjo është mënyra më serioze si bëhet shpallja e një territori park kombëtar, që të kemi përgjigje për gjithë banorët e zonës. Lugina e Vjosës nuk është thjesht lumi, flora fauna, por gjithë habitati njerëzor që ka ndërtuar aty jetën që duhet ta kenë të qarta për aktivitetet që do lejohen por jo, si do zhvillohet ekonomi në përputhje me standardet kombëtare. Ka dhe ka pasur jetë aktivitet ekonomik, dhe ky plan do duhet të zhvillohet në përputhje me tundimin gjithë këtyre zonave. Do përcaktohet në mënyrë të qartë, për të vlerësuar ku janë potencialet më të mëdha të florës, peshqve, insektet e veçanta, pjesë e këtij ekosistemi është edhe aktiviteti njerëzor, ku do të zhvillohet bujqësia, blegtori, ku ndërtohen hotelet. Këto pyetje do marrin përgjigje”, vijoi ministrja.

Sa i përket sezonit turistik, ministrja tha se fluksi ka nisur, ndërsa vihet re një rritje e numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, Gjermania, Franca, Italia, Serbia. Ministrja shtoi se grupet për pastrimin e mjedisit janë në terren, ndërsa i kanë vënë në dispozicion Bashkisë së Kavajës, Durrësit, Himarës dhe Sarandës ekipe për pastrimin e vijës bregdetare si zonat më të frekuentuara.

/e.d

Next Post
Vendimi/ Raketa, armë e municione, zyrtari amerikan njofton paketën e re të ndihmës: 1 mld dollarë shtesë për Ukrainën

Vendimi/ Raketa, armë e municione, zyrtari amerikan njofton paketën e re të ndihmës: 1 mld dollarë shtesë për Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com