• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Do reagojmë me apo pa NATO-n”, Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës lundruese

by E S
30/07/2026 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polonia ka reaguar ashpër pas sulmit të fundit rus në Ukrainë, ku si pasojë një raketë ka rënë edhe në vendin fqinj të Ukrainës. Ma qenë Ministri i Jashtëm polak i cili ka bërë me dije se në rast të një sulmi rus ndaj Polonisë, Varshava do të përgjigjej “me ose pa NATO-n”. Radoslaë Sikorski foli në një intervistë për BBC-në pasi një raketë ruse, ra në tokën polake.

“Në Poloni, ne i kemi rezistuar Rusisë për 500 vjet dhe nuk do të ndalemi tani”, shtoi ministri. Vladimir Putin, tha ai, “nuk është realisht i aftë të nisë një sulm frontal ndaj NATO-s”. “Ajo që ai është i aftë të bëjë është një lloj provokimi që, sipas tij, u tregon evropianëve lindorë se NATO është patetike dhe nuk do të reagojë”, deklaroi Sikorski, “por ne do të reagojmë”.

Sakaq, komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Gjenerali Alexus G. Grynkewich, foli me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm polak, Gjeneralin Wieslaw Kukulan, për të diskutuar përgjigjen ndaj raketës ruse që ra në territorin polak, tha një zëdhënës i selisë ushtarake të NATO-s. “NATO dhe Polonia kanë aktivizuar mbrojtjen e tyre ajrore dhe tokësore” në përgjigje të hyrjes së raketës ruse në hapësirën ajrore polake, deklaroi zëdhënësi. Incidenti është ende nën hetim. Grynkeëich”, theksoi se NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur territorin e Aleancës”, shtoi zëdhënësi.

Ndërkohë dy burime bënë të ditur për Rueters se në sulmin rus gjatë natës, i cili vrau një familje pranë qytetit ukrainas Kryvyi Rih, me gjasë është përdorur një raketë e Koresë së Veriut; ky do të ishte rasti i parë në gati një vit që një armë e tillë përdoret në luftë. Rusia ka përdorur më parë raketa të Koresë së Veriut kundër objektivave ukrainase, por përdorimi i tyre pas një periudhe të gjatë pauze tregon për një rezervë të re armësh në dispozicion të Moskës, ndërsa ajo intensifikon sulmet me raketa ndaj fqinjit të saj, shtoi një nga burimet. Rusia goditi Ukrainën me dhjetëra raketa dhe qindra dronë gjatë natës të së mërkurës, duke vrarë tetë persona.

Burimi ushtarak, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, tha se 8 gushti i vitit 2025 ishte hera e fundit që Ukraina konfirmoi një sulm rus me raketë të Koresë së Veriut. Rusia filloi të përdorte raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të Koresë së Veriut, të llojit KN-23 dhe KN-24, kundër Ukrainës nga fundi i vitit 2023.

Korea e Veriut ka qenë një aleate e ngushtë e Rusisë gjatë pjesës më të madhe të konfliktit në Ukrainë, duke ofruar mijëra trupa dhe miliona predha artilerie për përpjekjet luftarake, krahas raketave. Forcat Ajrore të Ukrainës nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese me shkrim për koment.

Next Post
Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme

Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In