• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme

by E S
30/07/2026 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me hartimin e projektligjit të ri “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, qeveria synon të vendosë një standard të ri jo vetëm në rregullat e sigurisë, por edhe në mënyrën se si do të ndëshkohen abuzuesit.

Sipas Relacionit shpjegues të draftit (Kreu IX, Nenet 63 deri në 66), sistemi i sanksioneve është ristrukturuar tërësisht. Ndonëse relacioni nuk detajon vlerat specifike monetare të gjobave (të cilat përcaktohen në nenet specifike të vetë ligjit), ai qartëson mekanizmin e ri, i cili bazohet te proporcionaliteti dhe rreziku.

Gjobat, ndëshkim sipas kategorisë së rrezikut

Ndryshimi më i madh në raport me ligjin e vjetër (të vitit 2012) është se sanksionet nuk do të jenë më standarde apo të përgjithshme. Gjobat dhe masat do të jepen bazuar në një analizë të detajuar të shkeljes.

“Ndryshimi kryesor është ristrukturimi i sistemit të sanksioneve sipas nivelit të rrezikut dhe përgjegjësisë konkrete të pjesëmarrësit, duke mundësuar masa më proporcionale dhe më të lidhura me shkeljen.”, theksohet në relacion.

Sipas dokumentit, masa e sanksionit do të përcaktohet nga katër elemente kyç:

Subjekti përgjegjës: Kush e bëri gabimin (dërguesi, transportuesi, ambalazhuesi apo shoferi).
Natyra e detyrimit: Çfarë rregulli i marrëveshjes ADR/RID u shkel.
Kategoria e rrezikut: Sa i rëndë ishte rreziku i krijuar për jetën, pronën apo mjedisin.
Përsëritja e shkeljes (Recidivizmi): Nëse subjekti është kapur edhe më parë në të njëjtën shkelje.
Masat administrative plotësuese, rreziku i humbjes së licencave

Përveç gjobave financiare, të cilat pritet të jenë të ashpra për shkeljet me rrezik të lartë, projektligji parashikon “masa administrative plotësuese”. Kjo do të thotë se subjektet rrezikojnë të mbyllin aktivitetin e tyre nëse nuk zbatojnë rregullat teknike të sigurisë.

Autoritetet që do të japin ndëshkimet

Projektligji i ndan qartë kompetencat për vendosjen e gjobave dhe masave. Në varësi të natyrës së shkeljes, sanksionet mund të vendosen nga strukturat e Policisë Rrugore (gjatë kontrolleve në rrugë), Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore (për trenat), Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), apo inspektoratet teknike si ISHTI dhe autoritetet doganore.

Për çdo sanksion të vendosur, ligji parashikon gjithashtu të drejtën e ankimit administrativ nga ana e subjekteve, si dhe procedurat e sakta për ekzekutimin e vendimeve.

Next Post
Bordi i Paqes/ Ndërmarren hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak shqiptar në Gaza

Bordi i Paqes/ Ndërmarren hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak shqiptar në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com