• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do përgatitemi për zgjedhjet lokale”/ Këlliçi: Nëse Basha mund me vota rojen, jap dorëheqjen

by
14/01/2022 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit në rast se roja i dorëhequr i selisë së PD, nuk e mund më vote kryetarin aktual Lulzim Basha.

“Nëse në një garë politike një anëtar një votë, roja i dorëhequr Pëllumb Matraku që dha dorëheqjen nuk e mund me vonë Lulzim Bashën Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga mandati i deputetit. I qëndroj fije për pe kësaj që them”, tha ai.

Ai foli për aksionin e mbështeësve të Berishës për të organizuar protestën e ardhshme. “Mbetet i paqartë organizimi i protestës tjetër sepse duhet të marrim masa për t’u përballur me Edi Ramë.  Zoti Berisha në Shkodër rinis turin e takimeve në 12 qarqet”, u shpreh Këlliçi.

Ndalur te akuzat për ndërtimin e një kulle në vendin ku sot ndodhet selia e PD ai theksoi se ka dëgjuar se është një projekt që kap vlerën e 1.4 mln eurove.

“Çështja e kullave është që unë e kam parë përmes mediave, Nuk i besoj teoritë konspirative. Janë hedhur 1.4  mln euro për projektin e kullave në PD. Uroj të mos jetë i vërtetë nga ky projekt. Kam dëgjuar nga fraksioni i vulës që është i përfshirë Berisha. U bëj thirrje nëse kanë edhe një fakt ta bëjnë publike. Ky projekt tenton ta kthejë opozitën në kullë”, tha ai.

Këlliçi u shpreh se të hënën do të jetë në Kuvend, ndërsa shtoi se beteja e tyre në parlament do të jetë me Ramën dhe jo me Bashën. “Kam dy festa për të qenë në festat e themelimit të PD, por besoj se do jem në parlament. Belindi është i votëbesuar për të qenë përballë Edi Ramës dhe në krah të Ramës. Unë do të votoj pro interes publik dhe pro qytetarëve shqiptarë dhe do mbroj interesin e qytetarëve.

Për momentin zoti Basha ka më pak deputetë se në vitin 2017 kur mori rezultatin më të ulët historik. U bëj apel kolegëve të mi të vijojnë betejën e tyre politike përballë Edi Ramës. Të mos jenë pjesë e një fasade që i jep oksigjen Edi Ramës. Ne luftën e kemi me Edi Ramën”, nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, ai shtoi se PD e rithemeluar do të përgatitet për të pasur kandidatë në çdo bashki në zgjedhjet lokale të pjesshme. “Të jeni të bindur. PD e rithemeluar do përgatitet për të pasur kandidatë në çdo bashki”, përmbylli Këlliçi. 

/b.h

Next Post
EMRI/ Bie nga kati i tretë i banesës ku punonte, vdes 24-vjeçari nga Librazhdi

Detajet/ 'Tmerr' në një lokal në Tiranë, humb jetën papritur një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë parlamentare, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

October 27, 2026
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

October 27, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

Gjoba dhe pezullime, Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube e zyrtarë

October 27, 2026
Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

October 27, 2026
EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In