• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do kandidoni për kreun e PD? Bardhi, i revoltuar me një pjesë të kryesisë, shprehet më i vendosur se kurrë: Bashkëjetesa…!

by Java News
12/06/2023 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se do të zbatojë me përpikmëri statutin përsa i përket hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike. Në një intervistw për Klan News, Bardhi u shpreh i bindur se vetë nuk do të kandidojë për kreun e partisë.

Si i vetmi zyrtar ekzekutiv në detyrë, Bardhi tha se në përputhje me statutin duhet që të mblidhet Këshilli Kombëtar që të emërojë Komisionin Zgjedhor të partisë për garën për kryetarin e ri të demokratëve.

“Kam marrë një përgjigje me email nga një prej anëtarëve të Kryesisë që Kryesia ka vendosur, unë nuk kam patur njoftim për mbledhje, pra nuk di të jetë mbledhur Kryesia e partisë, pra Kryesia ka vendosur që nuk do thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar. Kjo pengon dhe pamundëson në vlerësimin tim zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike”.

Bardhi theksoi se pa statut dhe rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë dhe një garë të ndershme që do të kishte besueshmërinë e publikut.

“Ne jemi në proces ligjor sepse Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar i PD e konsiderojnë të paligjshëm mitingun apo takimin e z.Berisha në 11 Dhjetor, me cilin argument? Sepse nuk është ndjekur procedura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Mungon, dhe mund të jepni deklaratat e mia publike ku kam shpjeguar në mënyrë të përditshme procesin, mungonte një vendim i Këshillit Kombëtar të PD për thirrjen e një Kuvendi Kombëtar, dhe kjo është arsyeja pse Gjykata e Apelit e ka rikthyer çështjen në Shkallë të Parë. Dhe unë nuk mund të kem një standard që këtu të kërkoj vendimin e këshillit sepse kështu e kërkon procedura statutore, ndërsa në një rast tjetër të them edhe pse e kërkon procedura statutore unë do ta anashkaloj këtë detyrim të statutit. Sepse kjo pastaj do na çonte në një tjetër ngërç ligjor dhe unë nuk e di se kujt i intereson mbajtja Partisë Demokratike në ngërçe të njëpasnjëshme ligjore”.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi faktin se ish-Kryeministri Berisha ka mbështetës, por që për ta bërë PD-në fituese ai duhet të largohet nga drejtimi. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 Korrik, ç’ka çoi edhe në dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares së partisë./m.j

Next Post
“Ky është shansi ynë”/ Ushtarët ukrainas valëvisin flamurin pas përparimit në territore

“Ky është shansi ynë”/ Ushtarët ukrainas valëvisin flamurin pas përparimit në territore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In