Djali vret babain biznesmen, video e atentatit mafioz si në filma

Një biznesmen turk është vrarë nga djali i tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Yenisehir, ku biznesmeni Mahmut Alaca u qëllua me armë zjarri nga djali i tij Erhan Alaca, sapo doli nga banesa.

Autori i krimit erdhi në vendin e ngjarjes me një taksi. Teksa qëlloi për vdekje babain, djali u arratis nga vendi i ngjarjes.

Trupi i viktimës u dërgua pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Adana për autopsi, siç shkruar gazeta turke “Hyrriet”.

I dyshuari u kap me armën që kreu vrasjen disa orë më vonë.  Erhan Alaca u arrestua në gjykatë pas marrjes në pyetje.

Nuk dihen motivet e vrasjes.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com