DJ francez Kavinsky ndërron jetë në Paris në prag të festivalit, hetime për shkaqet e vdekjes

Bota e muzikës elektronike është në zi pas ndarjes nga jeta të producentit dhe DJ-së francez Vincent Belorgey, i njohur me emrin e skenës Kavinsky, në moshën 50-vjeçare.

Prokuroria e Parisit konfirmoi se trupi i tij u zbulua në banesën e tij të martën. Agjencitë ligjzbatuese kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, por nga hetimet paraprake nuk rezultojnë shenja të një akti kriminal.

Artisti shënoi një sukses planetar me këngën “Nightcall” të vitit 2010, të cilën e bashkëkrijoi me Guy-Manuel de Homem-Christo nga grupi Daft Punk. Kjo pjesë u shndërrua në një himn të zhanrit synthwave pasi u përfshi në kolonën zanore të filmit “Drive” të vitit 2011, me protagonist Ryan Gosling.