• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”/Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

by A R
29/07/2026 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka ngritur akuza ndaj themeluesit të Telegramit, Pavel Durov, duke e fajësuar për lehtësim të aktiviteteve terroriste, ndërsa ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij. Sipas FSB-së, platforma “Telegram: nuk ka hequr përmbajtje që, sipas autoriteteve ruse, është përdorur nga shërbimet speciale ukrainase dhe organizata të shpallura terroriste apo ekstremiste për të koordinuar sulme, sabotime dhe aktivitete kibernetike në territorin rus. Durov ka lindur në Rusi, por mban pasaportë franceze dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai  është përplasur shpesh me autoritetet ruse, pasi “Telegram” është një nga platformat kryesore të komunikimit në Rusi dhe zyrtarët vendas janë përpjekur vazhdimisht të bllokojnë aksesin ose të pengojnë përdorimin e tij duke ushtruar presion mbi Durovin që të dorëzojë të dhënat e përdoruesve ose në të kundër rusët duhet të përdorin një tjetër platformë mesazhesh të mbështetur nga shteti.

41-vjeçari aktualisht jeton në Francë, ku po përballet gjithashtu me hetime lidhur me pretendimet se “Telegram” nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme kundër aktiviteteve kriminale në platformë dhe nuk ka bashkëpunuar sa duhet me autoritetet. Pavel Durov u bë i njohur në vitin 2010 si themeluesi i “VKontakte” i njohur gjerësisht si “Facebook-u i Rusisë”, por u largua nga vendi pasi presionit nga autoritetet për të marrë kontrollin e platformës.

Aplikacioni i mesazheve Telegram, i krijuar në vitin 2013, me mbi një miliard përdorues në mbarë botën, është bërë një nga burimet kryesore të informacionit gjatë luftës në Ukrainë, si për autoritetet e atij vendi ashtu edhe për ato ruse.

Next Post
"Delulu", "Clock it" dhe meme: Si e pushtoi zhargoni i Gen Z parlamentin e Indisë pas protestave të të rinjve - Euronews Albania

Delulu, Clock it dhe meme: Si e pushtoi zhargoni i Gen Z parlamentin e Indisë pas protestave të të rinjve - Euronews Albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In