• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diva, avokati dhe algjeriani

by Enver Robelli
08/07/2020 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën së fundi presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një humbje të rëndë. Në shumë qytete të mëdha në postet e prefektëve janë zgjedhur simpatizantë të lëvizjes ekologjike. Edhe Francën e ka përfshirë vala e gjelbër. Macron ka reaguar menjëherë duke emëruar një kryeministër të ri: Jean Castex. Dhe duke futur në kabinet ministra të rinj – jo nga mosha. Tre prej tyre po i prezantojmë këtu.

1. Ministrja e Kulturës Rose­ly­ne Bachelot

Në kohën e presidentit Jacques Chirac, Roselyne Bachelot ka qenë ministre e ambientit dhe sportit. Në kohën e Nicolas Sarkozy ajo ishte ministre e Shëndetësisë. Në vitin 2009 ajo bleu dyqind milionë maska dhe 94 milionë doza me vaksina për të luftuar pandeminë e gripit H1N1. Gripi nuk qe aq i ashpër, vdiqën vetëm 342 njerëz. Auditorët francezë arritën në përfundimin se Bachelot ka harxhuar kot 382,7 milionë euro. Para disa javësh ajo tha: “Kam menduar se do të rehabilitohem tek pas vdekjes sime”. Bachelot muajve të fundit ka qenë shpesh mysafire në emisione televizive ku ka folur si eksperte e çështjeve shëndetësore. Tani Bachelot, 73-vjeçare, është kthyer në kabinetin e Jean Castex. Në Francë kryeministri është si të thuash asistenti i parë i presidentit. Vendimet kryesore politike i merr kryetari i shtetit. Sistemi presidencial francez daton nga viti 1958, kur gjenerali Charles de Gaulle themeloi Republikën e Pestë. Rose­ly­ne Bachelot do të jetë ministre e Kulturës. Paraardhësi i saj në post ishte një tregtar veturash. Bachelot e pëlqen muzikën e Richard Wagnerit, ka shkruar një libër për Giuseppe Verdin dhe ka përgatitur një antologji të operës franceze. Në radion France Musique ajo flet si eksperte.

2. Ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti

Eric Dupond-Moretti është avokat. Njëri prej më të njohurve në Francë, ndoshta më i njohuri. Për nga teatralizmi mund të krahasohet me Spartak Ngjelën. Ndërsa avokati nga Tirana skenë teatri i ka ekranet televizive, Eric Dupond-Moretti, 59-vjeçar, luan në teatër. Që nga fillimi i vitit 2019 ai del në skenën e Théâtre de la Madeleine dhe rrëfen për fëmijërinë e tij, për përditshmërinë e tij, për jetën profesionale dhe përse është bërë avokat. Fjalët mbrojtëse nëpër gjykata e kanë bërë Eric Dupond-Moretti të njohur në mbarë Francën. Gjatë karrierës së tij ai ka mbrojtur politikanë, shefa të grupeve kriminale, profesorë dhe vëllain e terroristit Mohamed Merah (ky i fundit më 2012 vrau 7 njerëz në Toulouse). Eric Dupond-Moretti thotë se nuk i pëlqen shoqëria e hipermoralizuar, grupet feministe e kanë pritur me shqetësim emërimin e tij. Nëna e ministrit është italiane, ajo ka qenë pastruese. Në fjalimin e tij të parë Eric Dupond-Moretti tha se ministria që drejton ai do të jetë “ministri e antiracizmit”. Kjo ishte goditja e parë që ia dha nga posti i ri politikanes djathtiste Marine Le Pen.

3. Ministri i Brendshëm Gérald Darm­a­nin

Gérald Darmanin nuk është i pari ministër francez me prejardhje të huaj. Mes viteve 2007-2009 ministre e Drejtësisë ka qenë Rachida Dati, babai i së cilës është maroken, e ëma algjeriane. Edhe Gérald Darm­a­nin është algjerian me origjinë. Në luftën algjeriane, një ndër traumat e mëdha të historisë bashkëkohore franceze, familja e Darmanin ia ka mbajtur anën Francës. Në Luftën e Dytë Botërore gjyshi i Darmanin iu bashkua lëvizjes antinaziste franceze të njohur si Résis­tan­ce. Pas pavarësisë së Algjerisë nga Franca, të afërmit e Darmanin i frikësoheshin hakmarrjes nga pushteti i ri algjerian, i cili i ndiqte të gjithë ata që dyshoheshin se kanë qenë “harki” – nga arabishtja haraka(t), lëvizje, e cila ishte mbështetëse e armatës franceze gjatë luftës në Algjeri (1954-1962). Familja Darmanin vazhdoi jetën në Francën veriore. E ëma e Darmanin punonte si mirëmbajtëse shtëpish dhe u martua me një kamerier francez me origjinë malteze. Darmanin tha se si nip i një mërgimtari është “nder i madh të jem ministër i Brendshëm i vendit tonë të bukur”. Darmanin, 37-vjeçar, konsiderohet talent politik që është përkrahur me vite nga presidenti i dikurshëm Nicolas Sarkozy. Gérald Darmanin ballafaqohet me një problem që me gjasë ka shpresuar se e ka tejkaluar: një paditëse 46-vjeçare e fajëson për ngacmim seksual dhe përdhunim. Në vitin 2018 rasti ishte mbyllur nga instanca e parë. Por një gjykatë e apelit ka kërkuar rifillimin e hetimeve.

Me ministrat e ri – disa etiketohen si të majtë, por s’janë të tillë, të tjerët janë neoliberalë të sertë – Emmanuel Macron shpreson t’i fitojë zgjedhjet presidenciale pas dy viteve. Në përgjithësi ekipi i Macronit tani nuk është liberal, por qartë i djathtë. Çka domethënë kjo për Ballkanin? Para së gjithash edhe më shumë skepticizëm sa i përket integrimeve europiane. Do të ishte një mrekulli nëse Macron së paku heq vizat ndaj qytetarëve të Kosovës. Presidenti francez është kundërshtari më i madh i liberalizimit të vizave. Ai synon që para zgjedhjeve të sfidojë të djathtën nacionaliste të Marine Le Pen duke u shfaqur si politikan i dorës së fortë që nuk ia heq vizat edhe një shteti ballkanik, prej nga mund të vijnë azilkërkues me të cilët duhet të ballafaqohet sistemi social i Francës. Ikja masive e qytetarëve të Kosovës në vitet 2014/15 e ka forcuar bindjen te shumë politikanë francezë se heqja e vizave mund të rrisë këtë trend. Kjo është padrejtësi kur merret parasysh se në dhjetë vitet e fundit vendeve të tjera të Ballkanit u janë hequr vizat.

Next Post
Statistikat/ 784 persona të infektuar me COVID-19 në të gjithë vendin, 78 të shtruar në spitalin Infektiv dhe 8 janë shëruar

Sot, 68 raste të reja dhe 2 humbje jetë nga COVID-19/ 47 pacientë të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In