• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita nis me kthjellime dhe temperatura të ulëta, çfarë sjell pasditja

by
31/01/2023 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rënie të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit. Orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ku në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere.

Në të gjithë zonën malore të Shqipërisë, mbetet problematika e ngricave. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtim permanent verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Masat ajrore të ftohta që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushte e motit edhe në republikën e Kosovës ku ngricat edhe temperaturat e ajrit do të jenë dominante. Për sa i përket motit, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku në zonat veri-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijojë të dominohet nga masat ajrore të qëndrueshme duke bërë që orët e paradites të paraqiten me kthjellime ndërsa pasditja do te sjellë vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore në zonat kufitare me Shqipërinë. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit si pasojë e të ftohtit që ka zbritur nga verilindja e kontinentit Evropian duke theksuar më tej ngricat në akset rrugore.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e motit të ftohtë dhe reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu me reshje dëbore paraqitet Evropa Qendrore dhe një pjesë e rajonit të Ballkanit POR reshjet do të jenë në sasi disi më të pakta. Ndërkohë, mbeten brigjet e Egjeut dhe detit të zi me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në brigjet e Egjeut ndërsa moti i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në gadishullin Iberik si edhe të gjithë Britaninë e madhe.

/e.d

Next Post
Tha se “di shumë gjëra” për Kiarën, shoqja e ngushtë e moderatores reagon ndaj kërcënimit të Oltës

Tha se “di shumë gjëra” për Kiarën, shoqja e ngushtë e moderatores reagon ndaj kërcënimit të Oltës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In