• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Europiane e Logopedisë/ Molla: Bëni më shumë për logopedin, që ne të bëjmë më shumë për shoqërinë

by Java News
06/03/2020 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Berjana Molla – Logopede

Sot nuk do t’i përgjigjem një letre, pasi këtë ditë dua t’ia dedikoj logopedisë meqë është dita Europiane e saj. Para se t’ju shkruaj për “festën” e Logopedit në Shqipëri, do të shpjegoj çfarë është logopedia! Logopedia është një degë e shkencave teknike mjekësore e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët punojnë me gamën e plotë të komunikimit njerëzor dhe çrregullimet e gëlltitjes në individë të të gjitha moshave.

Pra është shkenca që vlerëson, diagnostikon dhe trajton çrregullimet e të folurit, gjuhës, komunikimit dhe gëlltitjes te fëmijët dhe adultët. E theksoj këtë pasi në Shqipëri ende nuk ka njohuri të plotë sa duhet mbi logopedinë dhe si çdo gjë në vendin tonë shpesh na identifikojnë si specialistë vetëm të “fëmijëve me nevoja të veçanta” dhe pas kësaj fillojnë një sërë peripecish.

Ka prindër që nuk e çojnë fëmijën për rehabilitim gjuhësor se i trembet nofkëzimit, ka të rritur që nuk shkojnë te logopedi sepse mendon që është vetëm për fëmijët, etj. Logopedi nuk “dëmton” por ndihmon në zhvillimin e plotë të hallkave të zinxhirit gjuhësor, bashkë mund të kalojmë urën e komunikimit.

Tani do ju flas për festën në Shqipëri!! Po i drejtohem kësaj dite me termin ‘festë në Shqipëri’, pasi në shtetet e tjera kjo ditë i dedikohet logopedit. Si?!! Duke organizuar konferenca, trajnime për të sensibilizuar dhe informuar mbi diagnozat e logopedisë, bashkangjitur panaire me materiale dhe pajisje për logopedinë.

Në Shqipëri?! Pjesa me e madhe e logopedëve ndërrojnë fotot në rrjetet sociale. Shumë të tjerë urojnë ta gëzojmë festën dhe pas kësaj shpresojmë dhe urojmë që të njihemi, të përfshihemi edhe më shumë në strukturat spitalore, e arsimore.

Po ne vetëm kaq bëjmë edhe pse logopedia ka të paktën 10 vite që është degë e fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, ne sërish presim të njihemi. Komunikimi është gjithçka, Logopedia është çelësi.

Universiteti dhe institucionet e tjera shtetërore duhet të bëjnë më shumë për logopedin, që ne të bëjmë më shumë për shoqërinë.

Next Post
PD-Gjiknurit: Çunat problematikë do të mbajnë përgjegjësi për çdo krim! “Zgjedhoren” nuk e doni ju

PD-Gjiknurit: Çunat problematikë do të mbajnë përgjegjësi për çdo krim! “Zgjedhoren” nuk e doni ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com