• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e pavarësisë/ Ruçi uron Belgjikën: Partner i rëndësishëm, besim te mbështetja juaj për negociatat

by Java News
21/07/2020 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e ditës së pavarësisë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Hugo Deëael. Ruçi thotë se Belgjika është një vend mik dhe partnet i rëndësishëm i Shqipërisë, që bashkohen në NATO. Kryetari i Kuvendit ndër të tjera deklaron se ka besim te Belgjika që do të ndihmojë Shqipërinë për negociatat e anëtarësimit në BE.

“Me rastin e 21 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Mbretësisë së Belgjikës, Ju dërgoj urimet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Dita e Pavarësisë, e cila kremton themelimin e Mbretërisë së Belgjikës, 199 vjet më parë,  më 21 korrik 1831, është një ngjarje e madhe historike për kombin, sistemin demokratik, të ardhmen dhe emancipimin politik e shoqëror të Belgjikës si edhe mirëqenien e popullit mik belg.

Belgjika, si një nga gjashtë shtetet themeluese të Bashkimit Europian, është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt demokracisë, progresit dhe bashkimit me familjen europiane. Shqipëria i është mirënjohëse Belgjikës për mbështjen e anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e kësaj Organizate.

Të dy vendet tona kanë marrëdhënie shumë të mira ekonomike dhe politike dhe unë shpresoj që bashkëpunimi ynë të njohë zhvillime të reja në të ardhmen, sidomos në luftën kundër terrorizmit, progresin e mëtejshëm në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si edhe rritjen e shkëmbimeve tregëtare dhe investimeve belge në Shqipëri.

Gjej rastin që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, t’Ju falenderoj për mbështetjen e Belgjikës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Siç jeni në dijeni, Këshilli Europian vendosi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe ky vendim është rezultat edhe i mbështetjes së qeverisë së Belgjikës, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Tuajës personalisht.

Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues. Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Belgjikës që negociatat të çelen brenda këtij viti dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre.

Duke përfunduar, më lejoni, Zoti President, të shpreh edhe njëherë kënaqësinë se Belgjika po del nga situata e pandemisë, populli belg po i kthehet jetës normale dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të nisin bashkëpunimin midis tyre.

Kam kënaqësinë që t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Shkëlqesinë Tuaj,”- shkruan në letrën e urimit Gramoz Ruçi.

g.kosovari

Next Post
FOTO prekëse/ Nëna me COVID, djali hipën çdo natë pas pune te dritarja e spitalit derisa ajo…

FOTO prekëse/ Nëna me COVID, djali hipën çdo natë pas pune te dritarja e spitalit derisa ajo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com