• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dita e Kujtimit të Shoah dhe fryrja e shqiptarëve

by Ben Andoni
28/01/2017 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Dita e Kujtimit të viktimave të Shoah-ut përmbledh zakonisht shumë aktivitete. Kjo datë lidhet me pushtimin e kampit të Auschwitz-it, që ndodhi më 27 janar 1945, prej trupave sovjetike.

Për fat nga këtu filloi ringritja e një populli të martirizuar për kohë të pafundme. Gjatë kohërave fati i hebrenjve i ngjet atyre që shkruhet në librat e shenjtë.

Në Shqipëri po kthehet në një datë që kumtohet gati deri në pasens mbrojtja e madhe që u kemi bërë hebrenjve. Është e vërtetë ndihma e popullit të thjeshtë dhe e disa zyrtarëve, aman nuk është sqaruar asnjëherë sesa e kanë paguar hebrenjtë këtë liri. Historianët pas viteve ’90 kanë hedhur shumë dritë dhe kanë zbuluar shumë elementë, që tregojnë realisht ndihmën e shqiptarëve të thjeshtë, por jo aq të zyrtarëve të saj.

Nuk ka ndonjë shifër të saktë sesa hebrenj erdhën në muajt dhe pak vitet para Luftës së Dytë Botërore dhe sa syresh u larguan pas mbarimit të Luftës. Flitet për një shumë rreth viteve 1939-1945, që kap rreth 2000 shtetas me origjinë hebraike dhe që popullsia shqiptare nuk ia dorëzoi autoriteteve pushtuese gjermane. Krejt ndryshe ndodhi në Kosovë, ku nga historia ka referenca se janë depërtuar dhjetëra syresh. Asokohe Kosova ishte pjesë e Shqipërisë.

Ndërkohë që referenca historianësh jo thjesht hamendësojnë, por tregojnë se autoritetet shqiptare kanë përfituar në kurriz të tyre, kurse nuk është e vërtetë se nuk ka pasur dhe denoncime. Por këto të fundit janë mbyllur me pagesa të majme nga hebrenjtë.

Në këtë vorbull duhet të kemi parasysh edhe statusin e Shqipërisë dhe mënyrën sesi e shikonin atë gjermanët.

Në raportin e Wehrmatit për Shqipërinë, kapur nga aleatët, thuhet se: “Në Shqipëri nuk kishte çifutë. Përveç kësaj, ne nuk mund të ndërhynim në çështjet e brendshme të një vendi të pavarur. Për këtë arsye, si shenjë respekti ndaj sovranitetit të vendit, në përgjithesi, nuk pati konfiskime pronash apo asetesh që i përkisnin armiqve”.

Historia e ardhjes së hebrenjve fillon shumë kohë para Luftës së Dytë Botërore. Legata italiane në Tiranë jep shumë evidenca, ndërsa qeveria italiane i bën presion Shqipërisë për një lloj qëndrimi ndaj hebrenjve.  

Historiani i njohur Fischer shkruan se: “I rëndësishëm në procesin pranimit të emigrimit të hebrejve në Shqipëri ka qenë Ministri Amerikan Herman Bernstein, i cili shërbeu në Shqipëri ndërmjet viteve 1930 dhe 1933.  Bernstein ishte vetë hebre dhe qe në gjendje të kishte ca kohë të disponueshme për të kryer studime mbi hebrejtë në Shqipëri. Ai botoi artikuj si rezultat i studimit të tij dhe qëndroi aktiv në çështjet e hebrejve në Shqipëri deri në vdekjen e tij në vitin 1935. Kontributi i tij kryesor për komunitetin hebre në Shqipëri qenë bisedimet e tij me Zogun për rivendosjen e familjeve hebre nga Austria dhe Gjermania, menjëherë sapo ardhja e Hitlerit në pushtet e bëri të qartë për shumë njerëz se hebrejtë ishin të rrezikuar në të gjithë Europën.

 Përpjekjet e Bernsteinit rezultuan në ardhjen e shumë hebrejve të Europës Qendrore drejt Shqipërisë në vitin 1933, për të kaluar pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afrikën e Jugut, Turqi e në vende të tjera.  Kjo u bë e mundur nga konsullatat shqiptare, që lëshuan viza turistësh dhe tranzite.  Regjistrimet tregojnë, për shembull, se 100 hebre erdhën nga Viena në Shkurt të vitit 1939, 95 familje hebre erdhën në Shqipëri, kryesisht nga Austria dhe Gjermania.  Sapo erdhën në Shqipëri emigrantët e rinj morën përkrahje nga Komuniteti i hebrejve të Shqipërisë, por shumë prej tyre iu dhanë leje qëndrimi, në mënyrë që ata të mund të punonin.  Qeveria e Zogut, atëherë, mori pjesë aktive jo vetëm në sjelljen e këtyre hebrejve në Shqipëri, por ishte gjithashtu e interesuar për mirëqenien e tyre sapo ata të arrinin”.

Pyetja që ,mbetet është se cili ishte motivi i shqiptarëve, që mbrojtën jo vetëm hebrejtë e Shqipërisë, por edhe hebrejtë e huaj, për shumë e shumë kohë. “Unë jam i mendimit se ka më tepër për të shpjeguar këtë qëndrim. Tradita shqiptare e mikpritjes dhe besa, natyrisht, që luajnë një rol shumë të rëndësishëm”, flet historiani.

 Herman Bernstein shkruan se: “Në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë  diskriminimi kundër hebrejve sepse Shqipëria është një ndër vendet e pakta në Europë ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë.”

Dhe kjo fjali lapidare i takon pikërisht njerëzve të saj, mu atyre që e ndihmuan mbijetesën e tyre.

Aushvic u ndërtua në vitin 1940 në një fshat të vogël të Polonisë, që sot futet në qytetin e Bremës. Qysh atë vit në barakat e tij përcillen 728 të burgosur polakë. Më pas ajo kthehet në kampin më famëkeq të përqendrimit në 40 filiale, që ngrihen afër fonderive, minierave dhe fabrikave ku shfrytëzoheshin të burgosurit. Ishte kaq i tmerrshëm, saqë mbyllja e tij, kremtohet si një ditë e përbotshme…(Javanews)

Next Post
Ambasada e SHBA sqaron qytetarët: Dokumentet që ju duhen për të marrë vizë

Ambasada e SHBA-së thërret në selinë e saj prokurorët e gjyqtarët që u refuzoi vizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com