• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada e SHBA-së thërret në selinë e saj prokurorët e gjyqtarët që u refuzoi vizat

by Java News
28/01/2017 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada Amerikane në Tiranë në mënyrë individuale ka njoftuar të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që u është revokuar viza amerikane. Lajmi konfirmohet për “Abc News” nga burimet pranë prokurorive dhe gjykatave, ku ushtrojnë detyrën këta individë, që tashmë janë shpallur “non grata” nga shteti amerikan.

“Abc News” ka kontaktuar me disa nga këta prokurorë e gjyqtarë, të cilët gjatë ditës së premte janë parë në hyrje të Ambasadës Amerikane, ku u është komunikuar revokimi i vizës 3-vjeçare që ata kishin marrë me parë në ambasadë.

Ata sqarojnë se revokimi i vizës u është bërë nga zyra konsullore e ambasadës, e cila edhe i ka njoftuar për këtë vendim. Gjyqtarët e prokurorët, nuk japin detajet për arsyen e revokimit të vizës, edhe pse disa prej tyre janë shprehur të habitur për vendimin e ambasadës. Mësohet se në mesin e gjyqtarëve që u është revokuar viza, janë edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, asaj të Apelit në Tiranë dhe rrethe si dhe gjyqtarë të shkallës së parë.

Listës së personave që u është revokuar viza, i janë shtuar edhe prokurorë të niveleve të ndryshëm. Mes tyre ka prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme, Apelit dhe Shkallës së Parë, duke mos përjashtuar këtu edhe titullarë të lartë të institucionit të akuzës në vend. Veç revokimit të vizës së tyre, të marrë qoftë zyrtarisht për shkak të ndonjë vizite zyrtare apo vizite familjare, mësohet se ambasada u ka revokuar vizat edhe bashkëshorteve të tyre, duke i njoftuar për vendimin.

Zyrtarisht ambasada nuk ka pranuar të prononcohet për këtë fakt, duke u mjaftuar me deklaratën e shpërndarë për media pasditen e së enjtes. Mes të tjerash aty thuhet se “Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ambasadës amerikane.

Abc News

Next Post
Courtois ndalet nga policët sepse janë tifozë të Chelsea

Courtois ndalet nga policët sepse janë tifozë të Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In