• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e dytë e Samitit / Në fokus vota e diasporës dhe përfaqësimi politik. 9 panele diskutimi dhe Këndi i Librit

by A R
14/04/2026 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Diasporës do të vijojë sot ditën e dytë të punimeve me një axhendë të ngjeshur panelesh, ku do të diskutohen çështje kyçe që lidhen me rolin e shqiptarëve jashtë vendit në zhvillimin politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror të hapësirës mbarëshqiptare.

Aktivitetet zhvillohen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku dita nis me hapjen zyrtare dhe fjalët përshëndetëse të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe Kryeministri Edi Rama, të ndjekura nga një seri panelesh tematike që trajtojnë dimensione të ndryshme të angazhimit të diasporës.

Paneli i parë i kushtohet rolit të diasporës në demokracinë përfaqësuese, duke u fokusuar tek vota nga jashtë dhe nevoja për një përfaqësim më të strukturuar institucional. Paralelisht, në panele të tjera do të diskutohet mbi diasporën si partner në biznes dhe inovacion, si dhe kontributi i saj në sistemin shëndetësor, përmes transferimit të njohurive dhe praktikave bashkëkohore.

Një tjetër panel i rëndësishëm i dedikohet rolit të librit dhe kulturës në ruajtjen e identitetit kombëtar, ndërsa diskutime të tjera do të trajtojnë bashkëpunimin mbarëshqiptar për diasporën, standardizimin e gjuhës shqipe jashtë vendit dhe rolin e diasporës në kërkimin shkencor.

Në pjesën e dytë të ditës, fokusi zhvendoset tek zhvillimi lokal dhe territorial, si dhe tek përfshirja e ekspertëve të diasporës në administratën publike. Gjithashtu, do të prezantohen modele suksesi dhe iniciativa konkrete për angazhimin e profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë.

Aktivitetet do të përmbyllen me një sesion të dedikuar inovacionit dhe transformimit digjital, ku do të diskutohet mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet ndaj klientit dhe rolin e startup-eve.

Dita e dytë e Samitit pritet të kulmojë me mbrëmjen gala, ku do të marrin pjesë personalitete nga Shqipëria dhe diaspora, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo në botë.

Samiti do të vijojë dhe në datën 15 prill në ditën e tretë një program të pasur që përfshin panele tematike. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të eksplorojnë fusha të ndryshme të interesit, përfshirë ekonominë, inovacionin, arsimin, shëndetësinë, artin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Samiti i Diasporës ngriti siparin ditën e djeshme. Në ceremoninë e mirëseardhjes, e cila u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, krerë të komuniteteve fetare, ministra, deputetë, drejtues të institucioneve të shtetit, si dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasa të një feste të vërtetë kombëtare.

Në kuadër të vlerësimeve, u nderuan:

Gentian Toshkëzi, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Klarita Gërxhani, “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik”

Shqiponje Telhaj, “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik”

Markus Schuhmann, “Oficer i Urdhrit të Skënderbeut”

Anders Lindberg, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Next Post
Hyn në fuqi bllokada amerikane në Hormuz, cisterna kineze sfidon ultimatumin e Trump

Hyn në fuqi bllokada amerikane në Hormuz, cisterna kineze sfidon ultimatumin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In