• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 16, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews

Disa këshilla për tradhtarët, si të keni një lidhje tjetër pa u kuptuar

Java News by Java News
04/09/2015 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa këshilla për tradhtarët, si të keni një lidhje tjetër pa u kuptuar

Je i martuar prej disa vitesh? E ndjen se pasioni midis teje dhe gruas po zhduket pak e nga pak? E ndjen se nuk mund të jetosh pa të, pasi bashkë me dashurinë, të lidh respekti dhe mirëkuptimi. Me pak fjalë, marrëdhënia juaj është harmonike, por të mungon diçka. Të mungojnë ato netët kur bëje dashuri çmendurisht, kur ajo të priste më shumë e zhveshur se e veshur dhe ti, që hidheshe i lumtur mbi darkën e nxehtë për një seks të paparë. Më parë ose më vonë të gjitha këto ndikojnë në një marrëdhënie.

Shkaktarët

Shkaqet janë të shumëllojshme: stresi dhe rutina e përditshme, fëmijët, përgjegjshmëria e shumë gjërave njëkohësisht kanë vënë vulën mbi personalitetin tuaj. Ke filluar të bëhesh tullac, të ka dalë barku dhe të zë gjumi ndërkohë që reklamat në televizor ndërpresin filmin që jepet pas edicionit të lajmeve në orën 19.30. Ndërsa ajo ka shtuar disa kilogramë, nuk i ka më gjokset të rrumbullakëta dhe të mbushura si përpara se të ngelte shtatzënë. Të gjitha këto të shkatërrojnë, ngadalë por në mënyrë të sigurt jetën seksuale. Çfarë duhet të bësh për të rregulluar situatën dhe për të sjellë sërish pasionin në dhomën e gjumit? Përgjigjen mund ta gjesh si më poshtë. Por çfarë duhet të bësh atëherë kur ke bërë çdo gjë të mundshme për të “ringjallur” marrëdhënien, ndërsa përpjekjet tuaja s’kanë pasur sukses? Ke dy variante: të divorcohesh dhe kërkon lumturinë te një femër tjetër. Ose të plotësosh “dëshirat seksuale” me femra të tjera, pra të tradhtosh gruan.

Ç’thonë ekspertët

Divorci është tejet i pakëndshëm dhe lë plagë në shpirtrat e protagonistëve, kështu që ekspertët rekomandojnë variantin e dytë, për më tepër që nuk ke motive reale për t’u ndarë dhe marrëdhënia juaj është e këndshme nga shumë pika. Por si t’ia bësh ta tradhtosh pa marrë vesh ajo këtë gjë, çka do të sillte shkatërrimin e familjes dhe pa e lënduar. Kryesisht, kjo gjë nuk mund të evitohet, por mund të nisesh nga shprehja “çfarë nuk di, nuk mund të lëndojë”, po ju japim disa këshilla se si të fshehësh ekzistencën e një (apo më shumë) të dashurave. Ekspertët ju paralajmërojnë se që jeta e dyfishtë ka të këqijat e saja. E para që na vjen në mendje tani është për shembull ndjesia dhe stresi për të gënjyer (dhe të mos harrosh ke thënë më e rëndësishmja) një person i cili gjatë gjithë jetës ka zgjedhur të jetë i sinqertë. Ndjesia e fajit është disavantazhi i dytë, dhe jo së fundmi, rreziku i humbjes së asaj që ke ti më të shtrenjtë (jo atë që po mendoni në këto çaste) dhe që e mbron me çdo çmim: familja. Në qoftë se do t’i marrësh përsipër këto rreziqe, kalo më poshtë te këshillat:

  1. Nocionet e bazës “One night stand”

Përpiqu të kesh aventura, të themi brenda një nate, por është e rekomandueshme që çdo natë ta kalosh te krevati bashkëshortor me gruan tënde, në mënyrë që mos t’i japësh asaj mundësinë për dyshim. Me pak fjalë, mos u tako me një femër disa herë dhe përpiqu ta bësh këtë gjë përgjatë ditës atëherë kur duhet të jesh në orarin e punës. Pjesa me punën është e rrezikshme kur gruaja jote njeh kolegët dhe mund të mësojë aksidentalisht që ti ke munguar për disa orë, në një ditë pune. Në qoftë se ndodh kjo gjë dhe ajo mëson që nuk ke qenë në punë disa orë, përpiqu t’i japësh asaj argumente të forta: “kam dashur të të blej diçka të bukur dhe u largova ta gjej”. Për të qenë i përgatitur, duhet të mbash përgjatë gjithë kohës, në makinë apo në zyrë apo diku tjetër një dhuratë të vogël. Mos apelo në shërbimet me pagesë! Evito sa të mundesh prostitutat. Indiferenca ndaj pastërtisë dhe kujdesit mund të të kushtojë: mos harro se SST-të (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme) janë tejet të përhapura. Edhe në qoftë se përdor prezervativ, ekzistojnë sëmundje që mund të transmetohen përmes seksit oral. Plus që duhet të justifikosh paratë e shpenzuara atje, përballë gruas tënde.

  1. Kushtet që duhet të plotësojë e dashura

Në qoftë se ke filluar një marrëdhënie jashtëmartesore, duhet të jesh tejet i kujdesshëm kur zgjedh femrën me të cilën po tradhton gruan. Duke kaluar mbi idenë “të jetë e re, e bukur dhe seksi”, një e dashur duhet të jetë një femër e pavarur nga ana ekonomike, e cila nuk pret shumë kujdes nga ty që ta mirëmbash. Duhet të jetë një femër inteligjente, pasi është e rëndësishme që po e informon se keni thjesht një marrëdhënie strikte seksuale. Duhet ta dijë se je i martuar, pasi do të duhet të vendosësh disa rregulla që nga fillesat e aventurës tënde. Duhet të banojë në një apartament të sajin, në mënyrë që të shkosh ti te ajo. Hotelet janë një alternativë tjetër, por do të jetë tejet e vështirë që t’i justifikosh gruas paratë e harxhuara atje.

  1. Si të ruash sekretin

Mos i thuaj as mikut tënd më të ngushtë që ke një të dashur. Mos dil kudo me të për krahu, apo në qoftë se është absolutisht e nevojshme dhe e pashmangshme, takojeni më parë dhe informojeni se nuk do të silleni si dy të dashuruar. Në qoftë se puna jote ka të bëjë me shumë udhëtime në interes të punës, mund të gjesh një të dashur në një qytet tjetër të cilin e viziton vazhdimisht. Bli një kartelë me parapagim, të cilin do ta fshehësh nga gruaja dhe përdore për të komunikuar me të dashurën. Mos i jep asnjëherë numrin e telefonit që e përdor çdo ditë kur jeni së bashku. Përpiqu të evitosh sa më shumë informata përreth vendit ku punon, ku e kalon kohën me gruan e shumë të tjera. Mos diskuto asgjë me të dashurën se çfarë po ndodh me ty, me gruan tënde apo me familjen, ndonëse është tejet tunduese t’i shprehësh pakënaqësitë në tymin e cigares, pas një seksi të nxehtë. Përpiqu sa të mundesh ta mbash adresën sekrete. Ki kujdes të mos të hapë portofolin kur jeni së bashku, pasi atje mund të marrë vesh adresën tënde. Ndoshta po mendon se përse po ju themi që të mbani sekrete për sa i përket adresës dhe familjes! Është i mirëditur fakti se femrat dashurohen më shpejt se sa meshkujt dhe po aq i mirënjohur fakti se “gjithë femrat kujtojnë se janë gra në qoftë se kanë qëndruar njëherë nën dhe dy herë sipër”. Kështu, është e këshillueshme që të mos e përziesh marrëdhënien jashtëmartesore me familjen dhe të mundohesh sa më shumë të jetë e mundur të lësh një derëz ikjeje gjithmonë. Përpiqu të mos e zgjatësh shumë një marrëdhënie me një të dashur, pasi mund të arrish të dashurohesh pas saj më shumë se sa duhet. Sidoqoftë, në qoftë se e merrni parasysh rrezikun e disavantazheve, ju këshillojmë të bëni shumë kujdes!/TIME

Next Post

Bashkia 'rëndon dorën' e gjobave, 5000 lekë kush vendos një poster në pemë ­

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

“Bullgaria “groposi” integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”

Zaev, thirrje maqedonëve që jetojnë në Shqipëri: Votoni Partinë Socialiste në 25 Prill

April 16, 2021
Mjekët apel për qytetarët: Të gjitha vaksinat që kemi në dispozicion janë shumë të mira!

Mjekët apel për qytetarët: Të gjitha vaksinat që kemi në dispozicion janë shumë të mira!

April 16, 2021
“Ftesa ime trembi Ilirin, ka frikë mos i ikën Luli nga zinxhirët”, Rama nga Skrapari telefonon Nikollën në Mirditë

“Ftesa ime trembi Ilirin, ka frikë mos i ikën Luli nga zinxhirët”, Rama nga Skrapari telefonon Nikollën në Mirditë

April 16, 2021
Rruga do mbajë emrin e heroit “Arjan Sala”, Veliaj mirëpret familjarët: Gjesti i tij, frymëzim për çdo të ri shqiptar!

Rruga do mbajë emrin e heroit “Arjan Sala”, Veliaj mirëpret familjarët: Gjesti i tij, frymëzim për çdo të ri shqiptar!

April 16, 2021
Ftesa e Ramës, Basha: E ke kuptuar se ke humbur, përgjigja ime është JO!

Ftesa e Ramës, Basha: E ke kuptuar se ke humbur, përgjigja ime është JO!

April 16, 2021
Autoritetet norvegjeze: Vdekjet e të moshuarve pas vaksinimit s’kanë lidhje me vaksinën e Pfizer

BE do të dërgojë mbi 600 mijë doza Pfizer në Ballkanin Perëndimor

April 16, 2021
Me çfarë lekësh qëndron Ilir Meta dhe stafi i tij në Vlorë?

Me çfarë lekësh qëndron Ilir Meta dhe stafi i tij në Vlorë?

April 16, 2021
Deklaratat e Ramës në Skrapar, reagon Presidenca: Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun!

Deklaratat e Ramës në Skrapar, reagon Presidenca: Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun!

April 16, 2021
“Rreziku më i madh, mandati i tretë për Ramën”, Basha socialistëve: Bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit

“Rreziku më i madh, mandati i tretë për Ramën”, Basha socialistëve: Bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit

April 16, 2021
EMRI: I arrestuar më parë, “ngec” në Prokurori kandidati i LSI, KQZ publikon rezultatin

EMRI: I arrestuar më parë, “ngec” në Prokurori kandidati i LSI, KQZ publikon rezultatin

April 16, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In