• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri

by A R
08/09/2026 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për më shumë se 25 vite, Vodafone Albania ka investuar në kapitalin njerëzor dhe në zhvillimin e të rinjve të talentuar dhe ekselentë, duke u ofruar atyre mundësinë për të hedhur hapat e parë të karrierës. Përmes këtyre programeve si “Graduate Programe”, të rinjtë e sapo diplomuar kanë mundësinë të zbulojnë potencialin e tyre, të fitojnë eksperiencë praktike dhe të nisin ndërtimin e së ardhmes së tyre profesionale përmes Vodafone.

“Ne u ofrojmë mundësinë të marrin eksperiencë në departamente të ndryshme, nga IT, AI dhe Digital Engineering, deri në fusha të tjera të biznesit. Gjatë këtij rrugëtimi, ata kanë mundësinë të eksplorojnë dhe të përshtaten bazuar në aftësitë dhe interesat e tyre, por edhe në nevojat e kompanisë. Kështu, secili mund të gjejë veten në rolin ku mund të kontribuojë më së miri, duke ndërtuar njëkohësisht karrierën e tij personale dhe duke dhënë vlerë brenda Vodafone”, u shpreh Drejtori i Burimeve Njerëzore të Vodafone Albania, Erald Hysa.

Këtë vit, programi i dedikuar i Vodafone Albania, “Graduate Programme”, arriti një tjetër rekord, duke tërhequr rreth 1,500 aplikime nga të rinj dhe të reja në të gjithë vendin. Ky është numri më i lartë i aplikimeve të regjistruara deri më sot përmes këtij programi, duke dëshmuar interesin në rritje të të rinjve për të zhvilluar karrierën e tyre në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit. Pas një procesi përzgjedhjeje, 30 finalistët u përballën me një eksperiencë reale pune përmes një simulimi të zhvilluar nga ekspertët e CeSIM, kompani ndërkombëtare me 30 vite eksperiencë në fushën e simulimeve. Pas kësaj sfide, 10 kandidatët më të mirë do të kenë mundësinë të vijojnë rrugëtimin e tyre profesional në Vodafone Albania.

“Tani fillon realisht rrugëtimi dhe ngjitja në shkallët e karrierës, përmes moduleve të dedikuara dhe trajnimeve specifike, të hartuara për t’i përgatitur sa më mirë për sfidat e së ardhmes. Ne investojmë shumë në zhvillimin e tyre dhe ky investim nuk përfundon me programin, por vijon edhe më tej gjatë rrugëtimit të tyre profesional”, vijoi Hysa.

Programi dyvjeçar “Graduate Programme” është një nga programet më të rëndësishme të Vodafone Albania dhe është projektuar për të rinjtë me pak ose pa eksperiencë profesionale, të cilët janë të hapur për të eksploruar rrugëtime të ndryshme karriere, pavarësisht nëse kanë përfunduar studimet Bachelor apo Master.

Ajo që Vodafone vlerëson te kandidatët nuk është thjesht fusha e studimit apo eksperienca e mëparshme profesionale, por potenciali i tyre dhe ajo çfarë mund të arrijnë në të ardhmen.

Gjatë dy viteve të programit, 10 kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësinë ta njohin Vodafone në 360 gradë, duke eksploruar si perspektivën e konsumatorit, ashtu edhe fusha të ndryshme të biznesit. Përmes këtij ekspozimi, trajnimeve dhe eksperiencës praktike, programi synon t’i ndihmojë të rinjtë të identifikojnë pikat e tyre të forta dhe të përgatiten për hapa të mëtejshëm në karrierë, përfshirë mundësinë për të marrë role menaxheriale brenda kompanisë.

“Sot, 80% e menaxhmentit të Vodafone është plotësuar nga individë të cilët kanë nisur rrugëtimin e tyre pikërisht përmes këtij programi”, shpjegoi Drejtori i Burimeve Njerëzore të Vodafone Albania.

“Graduate Programme” është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Vodafone për të identifikuar, zhvilluar dhe mbështetur talentet e reja, duke u ofruar atyre mundësi reale për zhvillim profesional dhe punësim. Programi zbatohet edhe në vendet europiane ku Vodafone operon, duke krijuar një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të profesionistëve dhe liderëve.

Next Post
Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

September 8, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

September 8, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

September 8, 2026
Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

September 8, 2026
1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri

1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri

September 8, 2026
Parkim nëntokësor te sheshi “Nënë Tereza”: Tenderi 21 mln euro, 170 vende e muze arkeologjik

Parkim nëntokësor te sheshi “Nënë Tereza”: Tenderi 21 mln euro, 170 vende e muze arkeologjik

September 8, 2026
“14 Maji”, Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale

Pagat e gushtit të bllokuara/ Prokurorët bëhen bashkë: Çështja do të ndiqet me instrumente ligjore

September 8, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com