• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomacia shqiptare në betejën për drejtësi!

by Java News
21/09/2026 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leonidha Mërtiri

Një strategji e mençur shtetërore e qeverisë shqiptare në marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Kosovës do ta bënte betejën për komandantët e Kosovës, për Ushtrinë çlirimtare të saj më sinjifikative. Larg qejfmbetjeve, mllefeve nga secila palë, të cilat te ne shqiptarët qëndrojnë në komoditet. Dhe nuk është as momenti për fjalë e premtime për t’u treguar më patrioti, më shqiptari.

Shqipëria ka një trupë diplomatike në shumë kryeqytete të botës, duke folur dhe për ato jorezidenciale që mbulohen nga disa prej ambasadave tona në kryeqytete të ndryshme, që me mençuri të ndërkombëtarizojë betejën për drejtësi.

Ambasadorët dhe diplomatët e tjerë të këtyre përfaqësive, përmes takimeve me qeveritarë dhe deputetë të zëshëm, duke përfshirë dhe ata në parlamentin evropian, me akademikë dhe intelektualë të shquar, kërkohen takime serioze me ta. Kur themi serioze, fjala është  për përgatitjen e nevojshme dhe jo për të kaluar radhën dhe për të informuar sa për të qenë brenda, duke e matur punën me numrin e informacioneve, pa folur për anemizmin e tyre.

Madje, sidomos në SHBA dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, mund të dërgohen në përfaqësitë tona diplomatike, në takime me peshë, historianë dhe ekspertë të jurisprudencës etj., potenciale të njohura nga Shqipëria dhe Kosova, kombinuar jo sa për sy e faqe, as dhe në mënyrë spontane, por me shumë zgjuarsi dhe seriozitet.

Akademia jonë e Shkencave ka historianë të nderuar, akademikë me shumë reputacion, që u heqin kapelen autoritete ndërkombëtare të këtyre shkencave në veçanti dhe gjetkë, por dhe idealistë të patjetërsueshëm të vendit dhe kombit të tyre kudo që ndodhen. Ndërkohë, Konsujt e Nderit në vendet e Perëndimit nga mbulojnë Shqipërinë, me lidhje të forta dhe miqësore në qeverisje të shteteve të tyre-intelektualë me peshë dhe të përkushtuar për Kosovën dhe Shqipërinë, s’mund të mbeten të harruar, kur ata nuk janë zgjedhur si produkte të zbehtë nepotizmi apo thjesht për t’u shërbyer miqve të tyre në politikë.

Akuzat monstruoze për trafik organesh dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat u ngrit Gjykata Speciale, ranë, për të mos u përmendur gjëkundi dhe për të shpikur e dalë te drejtuesit kryesor të UÇK-së dhe dënimet e habitshme për ta. E tëra kjo për t’i vënë kryq historisë së lavdishme të UÇK-së dhe për të shkuar më tej te Pavarësia e Kosovës.

Dosjet e stisura të serbëve, me narrativat e tyre, manipulacioneve në vazhdimësi, për t’i bërë sa më të besueshme, gjenin dhe gjejnë vend ne tryeza të shumta, me vend dhe pa vend, përgatitur nga ustallarë që merren vetëm me këtë punë dhe përmes një diplomacie tepër aktive, duke i bërë sa më të mjegullta dhe të largëta masakrat serbe ndaj shqiptarëve. Këta të fundit u lakuan dhe stërlakuan si terroristë, si kriminelë, madje dhe sot, me më tepër siguri, pas vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila pritej, sikurse ndodhi, t’u vinte për shtat. Por faktet janë fakte dhe kurrsesi nuk mund të errësohen. Pa çka se entuziazmi i udhëheqësve të Beogradit, rritja e oreksit, nuk njohin kufi dhe narrativat serbe veçse pasurohen edhe në ditët e sotme.

Sa më lart, nuk mund ta zbehë vështrimin e diplomacisë shqiptare apo ta bëjë atë pesimiste. Përkundrazi. Në kuadrin e një strategjie të duhur shtetërore roli i saj do të rritet me tërë bagazhin e nevojshëm. Në ato përfaqësi diplomatike ku ka munguar prania, zëri i miqve vendas të atyre fushave që përmendëm për shkak të lënies në harresë nga përfaqësitë tona, mund të mos kursehet “ndërrimi i gjakut”. Një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane, të Departamentit të Shtetit, George F. Kennan, këmbëngulte vazhdimisht me të drejtë që, në ndërtimin e politikës së jashtme të përdoren më mirë parimet e profesionalizmit dhe se duhet krijuar një trupë profesionistësh superior ndaj gjithçkaje që ekziston ose që ka ekzistuar ndonjëherë në këtë fushë.

Kjo betejë, për të cilën po flasim, nuk mund ta pranojë apatinë, mungesën e nervit. Nuk është fjala vetëm për katër komandantët e sapodënuar nga Gjykata e Hagës, por për tërë luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës kundër agresorit serb, në emër të atyre të rënëve dhe të zhdukurve, të dëbimeve të mbi një milion njerëzve, të vuajtjeve të panumërta të tyre. Varreza masive të shqiptarëve të vrarë nga dora serbe po zbulohen dhe sot, por sa e sa krime monstruoze rrinë të fshehura. Dhe dokumentet, të gjallët dëshmojnë aq shumë, duke flakur me neveri çdo shenjë barazie që vihet midis këtyre viktimave dhe vrasësve.

Në këto kushte, si do ta përfaqësojë veten diplomacia shqiptare? Tepër e rëndësishme për të. Koha ikën shpejt. Tirana dhe Prishtina kërkohet të korrigjojnë sa më shpejt atë çka kemi vonuar, me besimin gjithashtu, se beteja vazhdon, ajo nuk ka mbaruar.

Next Post
FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com