• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DIMRI ASHPER/ Emergjencat Civile: Situata atmosferike në shkallë vendi, s’ka reshje, por ngrica

by Java News
07/01/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë 24 orëve të fundit, situata e emergjencave për shkak motit të ashpër, paraqitet e qëndrueshme në shkallë vendi, dhe është menaxhuar mirë nga strukturat e posaçme për përballimin e këtyre problematikave. Njësitë lokale të emergjencave, Policia e Shtetit, pushteti lokal e çdo institucion i ngarkuar sipas ligjit për raste të tilla, kanë qenë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo familjeje apo shtetasi.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata deri në orën 10:45 të ditës së sotme paraqitet:

QARKU KUKËS
Të gjtha akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë.
Në rrugën e Kombit po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli.
Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj-Arrën, vijojnë të jenë të bllokuara.
Akset rurale të Njësisë Administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës, gjithashtu ka pasur mungesë të energjisë elektrike.
Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, por mungesë energjie ka pasur në disa fshatra të Njësive Administrative, Bicaj, Tërthore, Zapod, Malzi, Grykë Çajë, Arrën, Kalis, Bushtricë dhe Ujmisht.

Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të bashkisë Tropojë është transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Nga informacioni i fundit shtetësja S.T. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

QARKU DIBËR
Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, njësia administrative Maqellarë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.
Akset rrugore Peshkopi -Lurë, dhe Peshkopi –Selishtë janë të bllokuara.
Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Në Njësinë Administrative Baz, Rukaj, Komsi, është rikthyer energjia elektrike.

QARKU SHKODËR
Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore-Theth është i bllokuar dhe nuk ka borëpastruese nga firmat kontraktore. Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëborë dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.
Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.
Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.

Aksi Fushë Arrëz – Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë-Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese. Akset rrugore Fushë Arrëz-Iballë, Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Shllak – Kukës janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.
Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrësit.
Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.
Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe, pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.
Ka vështirësi qarkullimi në Urën e Spatharit në aksin rrugor Vau Dejës – Shkodër si rezultat i ngricave.
Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë në rrugë.

QARKU LEZHË
Aksi rrugor Kallmet-Ungrej, është i qarkullueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor i njësisë administrative Milot-Skurraj, është hapur nga forcat e bashkisë Kurbin dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU ELBASAN
Aksi rrugor Librazhd – Stëblevë vazhdon të jetë i bllokuar, po punohet me mjete borëpastruese për hapjen e tij.
Segmenti rrugor Lunik – Stëblevë vazhdon të jetë i bllokuar, po punohet për hapjen e këtij segmenti.
Në njësinë administrative Labinot Mal është rikthyer energjia elektrike, ndërkohë në Njësinë Administrative Stëblevë energjia mungon, për shkak se mjetet e OSHEE nuk mund të kalojnë në këtë aks rrugor të bllokuar nga dëbora e madhe.
Njësia Admistrative Kodovjat, bashkia Gramsh, pjesërisht nuk kanë energji fshatrat, Fushës, Zenelas, Kullollas.
Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, fshati Bletëz, Siman, pjesërisht pa energji.
Njësia Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, fshati, Zabzun, Borovë dhe Fushë Studio, nuk kanë energji.

QARKU KORÇË
Aksi Pogradec- Qafe Thanë, i qarkullueshëm pa zinxhirë.
Pogradec-Qafë Plloç, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Petrushë-Korçë-Dogana Kapshticë, i qarkullueshëm pa zinxhirë.
Aksi rrugor Zëmlak-Liqenas-Dogana-Goricë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Libonik-Lozhanë-Grabovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Korçë-Qafë e Qarit-Ersekë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Ersekë-Çarshovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Korçë-Dardhë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Korçë-Voskopojë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Energjia elektrike në këto zona është rikthyer.

QARKU VLORË
Gjatë gjithë natës në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka punuar me mjete dhe forca duke hedhur kripë dhe skorje në rrugë.
Në Qafën e Muzinës nuk ka pasur reshje dëbore, por ky segment mbahet në monitorim nga Policia Rrugore dhe firma kontraktore. Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë.
Nuk ka raportime për probleme nga njësitë administrative.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente.

Next Post
Vdekja e dyfishtë në maternitet/ MSH pas akuzave të PD: Për të ardhur keq që përdoret politikisht

Ministria e Shëndetësisë: Shkollat dhe kopshtet mbyllen deri me 14 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In