• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?

by Frrok Çupi
31/03/2025 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

U zgjua trembshëm dhe nisi të kërkojë për programin. Nën jastëk, në parvazin e dritares ku kishte pas ngulur flamurin e PD…, deri në banjë dyshoi. Nuk iu kujtua ku e kishte fshehur kur ra të flinte.

I tha mendja se mund ta kishte hedhur poshtë krevatit; dhe u përkul fort në atë pus errësire. Në çastin që bëri atë përkulje të fortë, në tru iu krijua një si shkëndijë, apo si një lidhje e shkurtër.

Aty iu shfaq Gazidede. Fantazma po ikte drejt derës së jashtme tek tërhiqte një bisht dhelpre të pazakontë. Gazidede kishte qenë dora e tij e sekreteve dhe e disa vrasjeve lart e poshtë, por u vra. Edhe vrasjet, si një dhelpër i bënte.

Çuditshëm, në anën e kurrizit të shefit të vjetër të Policisë Sekrete, iu shfaq fytyra e një të gjalli, fytyra miushe e Gazibardhit. Kjo e trembi më shumë, se tha ‘o Gazidede është akoma gjallë, o Gazibardhi ka futur nën lëkurë shpirtin e Gazidedes’.

O njëri, o tjetri…, këta e kishin vjedhur programin e PD.

I bëheshin herë të dy të gjallë e herë të dy të vdekur. Gazibardhi i del natën me një shpatë të ndryshkur ngulur në lëkurë- si në tregimet e Kafkës; që nga vrasja e kryer në Elbasan gjatë fushatës elektorale të kaluar. ‘Po sikur ta kapin dhe ky të dëshmojë si u bë programi i vrasjes nga Paramilitarja e PD?’.

-E kush tjetër do ta vidhte programin veç këtyre që më rrinë rrotull si shpirtra të vdekur!?

Saliu, edhe pse i zhytur në një gjumë të rëndë si të ishte vetë shkëmb nga Shkëlzeni, i dha një hov dhe nisi të flasë me vete: “Natën tek flija më tha shpirti ‘Mos fli/ Në varr dhe në gjumë nuk ka qetësi’. E deformoi qëllimshëm rubairen që e recitonte në rini sa herë i jepej rasti.

Lavdia dhe vdekja kanë të njëjtën fytyrë.  Sali Berishën e çuan në prag të vdekjes ata të SPAK-ut. 333 ditë në burgun shtëpi, 333- sa Krishti, ose sa numër djalli. Por edhe vdekjen e ktheu në lavdi: Gjatë 333 ditëve hartoi Programin e Shqipërisë Madhështore! Vendi po shpëtonte.

Ndodhi si në legjenda: Aty ku u ngjiz, aty edhe e vodhën programin.

Fliste dhe i  thoshte vetes: ‘Ta them unë ty, se vetëm ata që hynë e dalin këtu, ata e kanë vjedhur’.

Për këtë arsye iu fandaks Gazibardhi me hijen e Gazidedes dhe Gazidede me fytyrën e Gazibardhit’.

Lidhja u bë me aeroportin e Vlorës. Sapo dëgjoi që Edi Rama foli për datën 8 maj dhe inaugurimi i aeroportit, ky menjëherë brofi:

-Ky është programi im, e kam nis unë i pari aeroportin e Vlorës, ma vodhi.

Një e vërtetë, por e vërtetë e dhimbshme deri në palcë. Në 4 mars 1997, Berisha urdhëroi dy pilotë, Ardian Elezi dhe Agron Dajçi që të bombardonin Vlorën e pastaj të uleshin si sfidantë në aeroportin e Vlorës.

Këtu, në këtë moment lavdie, iu lidhën dy figurat e PD, njëri i vdekur e tjetri në jetë: Gazidede kishte dhënë urdhrin e bombardimit dhe uljen në aeroportin e vjetër, Gazibardi do t’i frynte aeroportit të ri.

Në përgjumjen e vjedhjes së programit, Berishës iu bënë shumë asociacione dhe ngatërresa me kohët. Edhe arsimin e kishte nisur ai, gazeta RD në vitin 1992 lavdërohej se kishin shembur 700 shkolla ‘të komunizmit’. Këtë herë kishin ndërmend t’i fusnin në program, po ç’e do.

Edhe pensionet, edhe pagat, të ardhurat për frymë, hekurudhat, spitalet…, të gjitha i kishte në program. Sikur të mos ia vidhnin…, Nëse nuk do t’ia vidhnin, kjo do të ishte tragjike për Saliun.

Se çfarë mund të thoshte!? Asgjë të vërtetë.

Next Post
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Epokë e re astrologjike! Neptuni kalon në Dash, ndryshime të forta për 14 vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In