• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Epokë e re astrologjike! Neptuni kalon në Dash, ndryshime të forta për 14 vitet e ardhshme

by Java News
31/03/2025 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Planetët po lëvizin dhe ka disa ngjarje të rëndësishme. Më 30 mars, Neptuni u zhvendos nga shenja e Peshqve në Dash duke nisur një cikël të ri. Ai do të qëndrojë në këtë shenjë deri në tetor 2025, por do të rikthehet përfundimisht në vitin  2026. Nga ai moment, takohet me Saturnin dhe qëndron aty deri në vitin 2039, kohë gjatë së cilës priten ndryshime të rëndësishme.

Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri rendit ngjarjet  më të mëdha që priten të ndodhin gjatë kësaj periudhe. Së pari, ndikohen 4 shenjat kardinale:

“Dje kaloi Neptuni dhe do të qëndrojë në shenjën e Dashit deri më 22 tetor 2025. Duhet të kenë shumë kujdes Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, të lindurit në ditët e para  të shenjës. Nga fundi i majit, kalon Saturni dhe flirton me Neptunin e më pas takohen në 2026. Në 2026, në shkurt, Neptuni hyn përfundimisht në shenjën e Dashit dhe fillon një epokë e re. Neptuni që të kalojë një cikël zodiak, bën 165 vjet, rri 13-14 vjet në çdo shenjë dhe kuptohet që për të mos shkuar pak më  thellë dhe të them që të gjitha ndryshimet që filluan nga 2020, do i shohim tani sepse jo rastësisht kam thënë që 2025 do të jetë një vit i rëndësishëm sepse ndryshon vend Urani, Neptuni e Saturni. Do të rrijë deri në 2039 në shenjën e Dashit”.

Neptuni është planeti që lidhet me besimin, idealet dhe bindjet por në shenjën e Dashit fuqizohet revolta dhe fanatizmi. Priten zbulime të medikamenteeve, por edhe përhapje sëmundjesh ndaj  shëndeti duhet të marrë një fokus të veçantë.

Chrysanthi Kalogeri: Shenja e Dashit ka përfaqësues Marsin. Marsi është i lidhur me luftën, me revoltën. Neptuni është i lidhur me idealin.

Katerina Trungu: Mes të cilave mund të jetë edhe patrotizmi.

Chrysanthi Kalogeri: Mund të kemi fanatizëm, idetë fetare mund të marrin fanatizëm më të madh sepse Neptuni lidhet me pjesën e besimit. Gjëja më e mirë që ne mund ta kanalizojmë energjinë e Neptunit është besimi, nuk ka rëndësi see ku, në univers, në Zot, si të dëshirojë secili. Mund të kemi ngritje të njerëzve në masë, zbulime të ilaçeve që deri më tani i prisnim, por njëkohësisht mund të kemi përhapje të mikrobeve sidomos në periudhën kur Neptuni do të bashkohet me Saturnin sepse bashkimi Neptun-Saturn sjell rënien e imunitetit, prandaj duhet të kujdesemi më tepër për shëndetin, imunitetin tonë dhe do të kemi ndryshime në shoqëri që nuk do të vijnë menjëherë, por deri në 2039 që do të ndikojnë edhe planetë  të tjerë.

Astrologia paralajmëron se mund të ketë ndryshime lidhur me lëndët narkotike, ligjet, mund të dalin rryma të reja artistike dhe të shpalosen skandale. Njëkohësisht, një tjetër fokus janë çështjet financiare.

“Neptuni në shenjën e Peshqve solli edhe varfëri. Solli kriza, por dhe në shenjën e Dashit do të ketë të vetat, thjesht ne duke e ditur do të jemi vigjilentë”, tha astrologia duke shtuar sevaret nga harta astrologjike e secilit.

Sa u përket aludimeve e parashikimeve për një konflikt botëror, astrologia e përjashtoi si mundësi pasi  planetët nuk janë të renditur në mënyrë të tillë.

“Nuk besoj që mund të kemi luftë botërore, mund të kemi vatra, ndryshime të rëndësishme, trazira”, përfundoi Chrysanthi.

Next Post
Tatimet për të dypunësuarit/ Lehtësitë pas ndryshimit në ligj, paga neto e tyre do të ulet vetëm në punëdhënësin e dytë

Pas 1 Prillit nisin gjobat! Nesër afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In