Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të 47-vjeçarit, të identifikuar me iniciale A. Gj. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
“Më datë 26.03.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. Gj., 47 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- thuhet në njoftimin e Policisë.
g.kosovari