• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dielli djeg Shqipërinë, dermatologët: Pushues, përdorni kremra

by
11/07/2015 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fundjavë, kur termometri shënon me të kuqe dhe temperatura të larta, të gjithë i janë drejtuar plazheve. Por dermatologët nuk rreshtin së bëri thirrje për sa më shumë kujdes ndaj ekspozimit në diell për shkak të dëmeve të parikuperueshme që i shkaktohen lekurës, në një kohë të mëvonshme.

Dr. Erjona Shehu këshillon respektimin e orareve të ekspozimit dhe përdorimit të kapeleve, syzeve dhe kremërave të lëkurës.

“Janë shumë të rëndësishme të respektohen. 10.00 me 16.00 është një orar që nuk duhet të ekspozohemi në diell. Jashtë këtij orari mund të ekspozohemi, por gjithmonë duke aplikuar masat mbrojtëse. Përpos orarit janë pastaj masat konservative, që janë vendosja e një kapeleje me strehë të madhe për të mbrojtur të gjitha pjesët më të ekspozuara të fytyrës, siç është balli, mollëzat, hunda dhe mjekëra, ku janë dhe pjesët që shohim që na krijohen më shumë njollat e diellit”, thotë dr. Erjona Shehu, dermatologe.

Dermatologia Shehu thote se nuk mjafton vetëm lyerja njëherë me krem e lëkurës, pasi humbet efekti i faktorit mbrojtës.

“Sipas të gjithë direktivave të OBSH duhet që të aplikohet çdo 90 minuta. Pra, nëse e vendosim tani kremin, pas një orë e gjysëm ky krem e ka humbur aftësinë e tij dhe filtrat e tij mbrojtës, prandaj duhet ta riaplikojmë. Riaplikohet nëse futemi në det, lahemi. Sërish, kontakti me ujin e bën jorezistent faktorin mbrojtës, dhe duhet të dalim ta rivendosim”, vijon dermatologia Shehu.

Pasojat e djegies së lëkurës nuk janë të mënjëhershme shton doktoresha, por në një kohë të mëvonshme ato janë të rrezikshme pasi shkaktojnë kancerin e lëkurës.

“Ekspozimi i gjatë në diell është një ndër faktorët shpërthyer të kancerit të lëkurës, që quhet melanomë. Duke abuzuar me rininë, freskinë e moshës, të rinjtë dalin, janë të pavëmendshëm, të pakujdesshëm karshi ekspozimit në diell dhe mendojnë që nuk do t’u ndodhi asgjë përveç tharjes së lëkurës, që e rekuperojnë me lyerjen me kremëra apo vajra trupi. Me kalimin e viteve shohin që në lëkurën e tyre shfaqen ndryshime. Këto mund të jenë si në pigmentimin e nishaneve që kanë qenë ekzistues, dhe ndryshimin e formave e përmasave të tyre ashtu mund ët jenë dhe ndryshime ët reja, të panjohura për ta”, thotë dr. Erjona Shehu, dermatologe.

Top Channel

Next Post

Shabani: Galeria Kombëtare e Arteve në rrezik nga insektet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In