• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diaspora mund të sjellë rotacionin politik”, Topalli: Dy arsyet pse shqiptarët jashtë vendit s’do të votojnë PS

by B K
18/01/2025 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tashmë edhe drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka folur në lidhje me sfidat që paraqet ky proces i panjohur për politikën shqiptare dhe konkretisht për opozitën.

Topalli e quajti procesin një sfidë planetare, referuar faktit që gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit, ndërsa bëri apel që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformat e vënë në dispozicion nga KQZ.

“Jemi përballë një të panjohure sepse nuk është eksperimentuar më parë. Është një sfidë e vështirë, planetare, sepse gjysma e popullsisë është në çdo cep të botës. Nëse forcat politike kanë struktura për të kryer fushatë brenda shtetit, nuk kemi një strukturë të tillë për votën e diasporës.

Për shkak të situatave të vështira që PD kaloi në 4 vitet e fundit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor u bënë gjatë muajve të fundit, emërimi erdhi pak me vonesë ndërsa të tjerët kishin nisur më parë. Nuk me tremb vështirësia e sfidës sepse të ankohesh nuk është strategji që të nderon në poetikë. Nuk i jam fshehur kurrë sfidave dhe nuk po e bëj as tani. Është moment delikat në shumë aspekte, duke mos harruar edhe ndikimi zhvillimeve botërore. Njerëzit nuk duan politikën, por duhet të jenë pjesëmarrës sepse impakti i vendimeve të politikës ndikon në çdo pjesë të jetës së tyre”, tha ajo.

Ish-kryeparlamentarja shtoi se ndikimi i diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit mund të jetë aq i fuqishëm, sa të sigurojë edhe përmbysjen e pushtetit dhe rrotacionin politik.

“Në takimin që kisha në Gjermani kishim të pranishëm edhe shqiptarë nga Kosova. Ata janë para nesh, kanë aplikuar votën e diasporës në dy mandate tashmë, por kanë edhe një lidhje shumë të fortë me vendin e tyre dhe proceset politike që ndodhin. Kurti më shumë është kryeministër falë votës së diasporës.

Sa i përket Shqipërisë, ne kemi një bllok elektoral të jashtëzakonshëm në të gjithë borës që nëse do të mobilizoheshin të regjistroheshin e më tej të votonin, do të bënin kthesa të jashtëzakonshme politike, si një fuqi e pashfrytëzuar gjatë 3 dekadave për të bërë edhe rrotacionin. Vëmendja shumë e fortë tek diaspora.

Megjithatë atje është një realitet tjetër dhe kanë një mentalitet tjetër. Por nëse vërtetë do të sensibilizohen, do të jenë një faktor kyç, sepse kondicionojnë forcat politike dhe qeveritë e ardhshme”, tha ajo.

Topalli ka renditur edhe dy arsyet se përse diaspora nuk do të pritet të votojë Partinë Socialiste, edhe pse theksoi se asgjë nuk mund të parashikohet për sa kohë ky është një proces që nuk ka ndodhur më parë, e për pasojë mbetet enigmatik deri në fund.

“Është një ekuacion me shumë të panjohura, Por ata që janë përzënë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër nuk besoj se do të votojnë për pushtetin aktual. E dyta, është sepse ata janë shumë më të lirë dhe të pavarur se sa shqiptarët janë të kondicionuar në vendin e punës që të votojnë për pushtetin aktual”, tha ajo.

Topalli u nda edhe tek takimet e zhvilluara jashtë vendit, ku u shpreh se tashmë dramën e atyre që janë detyruar të largohen nga vendi nuk e sheh vetëm në aspektin politik, por edhe në atë njerëzor.

“Pas emërimit që ndodhi në dhjetor të 2024, që më ka vënë në vështirësi sepse duhet një kohë e caktuar për të ndaluar infrastrukturës këtu e për të pasur më pas kontaktet me jashtë. Takimet kanë qenë të mira në New York dhe Boston. Kishin ikur aq shumë shqiptarë nga vendi sa më erdhi çudi që njihja më shumë persona atje se sa brenda vendit. Në takimet me pas në Europë jam fokusuar në Itali sepse aty janë të përqendruar kryesisht shqiptarët. Ana e bukur e të gjithë kësaj është ana njerëzore. Në këtë fazë të jetës më shumë se sa në aspektin politik, i shoh gjërat në aspektin njerëzor. Kur dëgjon historitë e tyre nis e reflekton mbi fatin e miliona shqiptarëve që janë larguar. Janë drama të mëdha që ka kaluar kombi ynë”, tha ajo.c

Next Post
Ndeshja me Shqipërinë, shefi i Sigurisë i Federatës së Futbollit të Çekisë letër Ilir Prodës: Sfida u zhvillua në ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit

Ndeshja me Shqipërinë, shefi i Sigurisë i Federatës së Futbollit të Çekisë letër Ilir Prodës: Sfida u zhvillua në ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 months ago

    Te jeshe e bindur sh Dizinjatore,diaspora,nuke ju voton ju,komunistave e spiunve te monsters se vicidolit,njekosishte ase k/hajdutin me hajdutet e tije.Diaspora do votej per te ardhmen e vendit, per Demokracine rreale.Demokracia nuke erdhe me ju ndytsirat e komunizmit,per 34 vjete,ju mashtruat,volloet e plackitet cdo pasuri.Prandaj diaspora te votoje partite e reja qe do sjedhin perfundimisht rrotacionin e domosdoshem politik.Ju do largoheni perfundimishte nji here e pergjithmone,bashke me politiken tuaj antishqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Maj 2025

May 16, 2025
“Ata që votuan për të më shkarkuar nuk janë euroskeptikë”, Rama flet për zgjedhjet në Samitin e Komunitetit Politik Europian

“Ata që votuan për të më shkarkuar nuk janë euroskeptikë”, Rama flet për zgjedhjet në Samitin e Komunitetit Politik Europian

May 16, 2025
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%

May 16, 2025
Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

May 16, 2025
Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Sakrifica politike që e nxjerr Metën nga qelia dhe e fut në Parlament

May 16, 2025
VIDEO / Rama surprizon liderët europianë me Inteligjencën Artificiale, shihni reagimet e tyre

VIDEO / Rama surprizon liderët europianë me Inteligjencën Artificiale, shihni reagimet e tyre

May 16, 2025
Samiti në Tiranë, realizohet fotoja familjare e liderëve, Rama krah Macron dhe Costa

Samiti në Tiranë, realizohet fotoja familjare e liderëve, Rama krah Macron dhe Costa

May 16, 2025
“Zgjedhjet ishin farsë”, Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Bruksel: Populli shiti votat, i bleu Rama me…

“Zgjedhjet ishin farsë”, Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Bruksel: Populli shiti votat, i bleu Rama me…

May 16, 2025
Samiti i Tiranës nga mediat e huaja: Diskutohet për sigurinë në lidhje me luftën Ukrainë – Rusi

Samiti i Tiranës nga mediat e huaja: Diskutohet për sigurinë në lidhje me luftën Ukrainë – Rusi

May 16, 2025
Gomerët para kuajve

Gomerët para kuajve

May 16, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com