Diana Reeve, qytetare e Teksasit nuk mendonte se do të gjente ndonjë partner mbas martesës së saj, por në vitin 2002 në moshën 42 vjeçare ajo njohu partnerin e saj Filip Padieu që i transmetoi sëmundjen e pa shërueshme të HIV.
Nga Diane Reeve
Pas martesës time 18-vjeçare, nuk doja të kisha më asnjë lidhje dashurie, por disa njerëz më bindën se isha ende e re për të qëndruar vetëm dhe më sugjeruan të flisja me njerëz të ndryshëm nëpërmjet internetit. Pas muajit të parë bisedat më dukeshin shumë brutale dhe do të hiqja dorë deri në momentin që më shkroi Filipi. Ishte një pyetje e shkurtër, “Më pëlqen profili yt do të doja të takoja” e cila më bëri tepër kurioze. Që në momentin e parë që pash profilin e tij u magjepsa. Ai ishte një francez shumë i bukur dhe mendova me vetë, “sigurisht që do të kem një takim me të”.
Ne u takuam në shkollën e arteve marciale, ku ai ishte në kurs dhe më pas shkuan në një restorant për të pirë aperitiv dhe biseduam me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Unë isha e hipnotizuar nga mënyra se si fliste. Ai po më tregonte gjatë gjithë kohës për veten. Cdo gjë ishte më ndryshe se herët e tjera sepse gjatë takimeve janë femrat ato që flasin më shumë.
Pas atij takimi unë isha e interesuar për të dhe i shkruaja gjatë gjithë kohës, por ai nuk më kushtonte shumë rëndësi, deri në momentin që filloi temë ftonte vazhdimisht për të dalë bashkë.
Filipi ishte një analist siguri në një kompani të madhe, por e pushuan nga puna gjatë vitit që filluam të takoheshim. Ndërkohë që po kërkonte një punë të re, unë i kërkova të më ndihmonte me shkollën dhe kështu ne ishim gjatë gjithë kohës bashkë. Zakonisht, takoheshim pas pune dhe pastaj kalonim natën së bashku. Ne ishim të lumtur së bashku dhe qëndruam të lidhur për katër vjet e gjysmë.
Në vitin 2006 vajza ime u martua dhe kryem një ceremoni të mrekullueshme. Më pas kishim menduar që të shkonim në një darkë familjare, por Filipi më mori në telefon dhe më tha se nuk mund të vinte pasi nuk ndjehej mirë. Ai nuk më telefoni si zakonisht nga telefoni i shtëpisë së tij dhe kjo mu duk e çuditshme por ja mbylla shpejt pa i kthyer përgjigje pasi isha shumë e zëmëruar që nuk erdhi në darkën më të rëndësishme për mua.
Pasi darkova me familjen time, kur po kthehesha për në shtëpi mendova të shkoja më parë të shihja Filipin pasi mund të kishte qenë shumë i sëmurë meqë nuk erdhi për darkë. Dera ishte e mbyllur dhe makina e tij nuk ishte atje. Duke qenë se unë paguaja për celularin e tij isha e aftë të dëgjoja postën e tij zanore dhe u zemërova kur dëgjova mesazhet e dy gra dhe dukej qartë se kishte plane me to.
Prita për më shumë se një orë e gjysmë dhe më në fund e pash tek po vinte drejt shtëpisë së tij. Kur ai pa makinën time u largua sepse e kuptoi që unë dija gjithçka tashmë. E ndoqa gjatë gjithë natës deri në momentin që ai ndaloi. Kur doli nga makina fillova ti bërtisja duke i thënë se ai ishte një mashtrues, ndërkohë që përpiqej të më qetësonte më tha se nuk duhet të kisha kontrolluar posten e tij zanore. Më pas ai u zëmërua aq shumë, sa më futi në makinë dhe filloi të më rrihte. Nga ajo natë vendosa të ndahem prej tij.
Disa ditë më vonë unë duhet të kryeja analizat që bëja rregullisht dhe kur mora rezultatet doktorët më thanë së kisha disa anomali në qelizat e qafës së mitrës që mund të ishte dhe virusi i HIV-it.
Gjatë gjithë kohës po pyesja veten në duhet të flisja me dy gratë e tjera për të kuptuar nëse dyshimet e doktorëve ishin të vërteta. Dëgjova përsëri regjistrimet në postë zanore të Filipit dhe duke u përpjekur për t’i gjetur, çdo herë që më përgjigjej një grua e pyesja nëse njihte Filipin, nëse më thonin “Po” i kërkoja që të takoheshim. Gjeta 9 gra të tjera me të cilat, kishte shkuar gjatë katër viteve që kishim qenë bashkë. Disa prej tyre ishin të zemëruara, disa më ofenduan, disa të tjera më falënderuan. Kam marrë përgjigje të ndryshme.
Tre muaj më vonë mora një telefonatë nga departamenti i shëndetësisë i cili më tha se unë kisha nevojë për një kontroll. Isha shumë e shqetësuar.
E kisha mbajtur telefonin e Filipit në rast nëse e merrte dikush në mënyrë që unë ta paralajmëroja se ai nuk ishte një njeri i mirë dhe nduk duhet të merreshin me të. Pasi më telefonuan për kontrollin tim mora një tjetër telefonatë nga një grua e cila më tha “ Në duhet të Flasim” me zë të çuditshëm që nuk do ta harroj kurrë.
Ajo e takonte Filipin akoma dhe përpara disa ditëve ajo kishte kryer analizat ku kishte kuptuar se ishte e sëmurë me virusin HIV. Në atë moment kuptova se të gjitha problemet shëndetësore që kisha kaluar kohët e fundit mund të ishin për të njëjtën arsye.
Të nesërmen pata një takim me gjinekologun tim, i cili më tha se unë isha mbartëse e virusit HIV. E hodha telefonin dhe rashë në gjunjë. Në atë moment mendoja vetëm për vdekjen. Imuniteti im ishte shumë i dobët dhe trupi im nuk mund të luftonte pasi virusi kishte dëmtuar qelizat që luftojnë kundër infeksionit. Të ardhurat e mia nuk mjaftonin që unë te kurohesha dhe gjatë gjithë kohës isha e dëshpëruar dhe e frikësuar, e vetmja gjë që doja ishte të vrisja veten.
Disa kohë më vonë vendosa të flas përsëri me gruan që takova përpara e të merrja vesh se isha e sëmurë me virusin HIV. Të dyja u nisëm për te shtëpia e Filipit për t’i thënë se çfarë na kishte shkaktuar dhe ta informonim sepse ai ishte i sëmurë. Pasi i treguam, morëm një përgjigje aspak të kënaqshme. “Hej nuk është ndonjë gjë me rëndësi, të gjithë vdesin një ditë. Pse nuk shkoni të jetoni jetën tuaj dhe të më lini të qetë?” tha ai.
Ishte një reagim i çuditshëm për dikë që duhet të ishte i tronditur. Ne dyshonim se sëmundjen e kishim marrë të dyja nga Filipi. Bëmë disa kërkime dhe vendosëm të bënim një denoncim në polici. Donim që policia ta ndalonte atë, të zbulonim nëse ishte mbartës i virusit dhe nëse kjo ishte diçka e stisur nga ai. Policia ishte shumë mirëkuptuese por vetëm denoncimet tona nuk mjaftonin që ta ndalonin Filipin.
Më pas ne dëgjuam përsëri regjistrimet e postës zanore që kisha ruajtur nga telefoni i tij. Personi i parë që kontaktuam ishte një grua që jetonte në lagjen e Filipit e cila pasi u vizitua doli me HIV. Më pas të treja vëzhguam, shtëpinë e Filipit dhe pamë se çdo natë vini gra të ndryshme, kjo ishte e pa besueshme. Më pas kërkuam të gjitha adresat e grave dhe shkuam për ti vizituar. Nga të gjitha kërkimet gjetëm 13 gra të cilat ishin diagnostikuar me HIV.
Tashmë nuk kishte ngelur asgjë tjetër përveçse të shkonim në polici dhe ta padisnim. Nga inati i tepërt Filipi dëshmoi se e kishte marrë sëmundjen nga unë, por kjo ishte qesharake. Mas analizave që ai kreu u zbulua se e kishte marrë sëmundjen nga një grua në Miçigan, në vitin 1997. Ai dëshmoi se që prej asaj dite, kishte vendosur të hakmerrej tek të gjitha gratë që do takonte.
Nga 13 gra që gjetëm, të cilët ishin diagnostikuar me HIV, vetëm pesë pranuan të dëshmonin në gjykatë. Ne formuam një grup dhe kërkuam mbështetjen e avokatit të popullit për të vazhduar mjekimet që na nevojiteshim për jetuar.
Ajo që na motivoi, ishte se shteti i Teksasit do të na paguante të gjithë kujdesin mjekësor dhe se Filipi do të ndiqej penalisht për “sulmin me armën vdekjeprurëse”.
Pas dënimit të tij, mblodhëm të gjithë miqtë dhe familjet tona së bashku dhe festuam, sepse e dinim se ai nuk do të ishte në gjendje të lëndonte dikë tjetër përsëri. Një nga gjërat për të cilat më vjen keq më shumë keq ishte se unë humba besimin te çdo njeri.
Filip Padieu u dënua me 45 vjet burg, për mashtrimin e pesë grave të ndryshme./BBC