• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogut Turqi- Greqi/ Mediat greke: Rikthimi me ndërmjetësimin e kryeministrit Rama

by Java News
12/01/2021 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 25 janar Greqia dhe Turqia rifillojnë sërish negociata, por mediat greke nuk kanë hezituar të përmendin rolin e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në rikthimin e dialogut mes palëve.

Media e njohur greke, “Protothema” në një artikull të gjatë ka futur në lojë, në atë që e quan “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, pas vizitave të kryeministrit Rama në Greqi dhe Turqi javën e shkuar.

Ministri turk Mevlut Çaushoglu foli për takimin e tij me ministrin  e Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë pas përfundimit të raundit të parë të hetimeve, i cili nxori në sipërfaqe “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, shkuran e përditshmja greke.

“Siç dihet, kryeministri shqiptar Edi Rama kohët e fundit bëri një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Taip Erdogan dhe më pas u takua jozyrtarisht në Athinë  me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin, Nikos Dendias”, tha ai!

Pas këtyre takimeve u tha që kryeministri shqiptar po përpiqej të ndërmjetësonte midis Ankarasë dhe Athinës, edhe pse një gjë e tillë nuk u pranua publikisht, madje as nuk u diskutua.

Ndërkohë që Ekaterimini cilësoi si mbresëlënës faktin se ministri i jashtëm turk e konsideronte si ndërmjetës kryeministrin shqiptar “edhe pas këtij takimi të parë, unë jam gati të shkoj në Tiranë në përgjigje të ftesës së Edi Ramës dhe të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme N.Dendia. Shpresoj që Greqia të mos e refuzojë këtë mundësi, këtë ftesë dhe se bisedimet eksploruese të fillojnë këtë muaj dhe pastaj ne mund të takohemi me N. Dendias në Tiranë.”

Por pala greke duket se është më e rezervuar në lidhje me këtë gjë.  Greqia dhe Turqia pas 6 vitesh heshtje tashmë pritet që të takohen me 25 janar, siç është konfirmuar një ditë më parë nga të dy palët.

Dialogu mes Greqisë dhe Turqisë është një çështje e ndërlikuar pasi kujtojmë se një gjë e tillë ka nisur që në vitin 2002 dhe deri në vitin 2016 nuk u arrit asnjë zgjidhje ndërsa tashmë pritet që pas 5 vitesh qetësi të arrihet një dakordësi mbi një marrëveshje për caktimin e kufijve të ujërave territoriale.

g.kosovari

Next Post
ANALIZA: I pari në fushatën e vaksinimit anti-Covid, cili është sekreti i Izraelit?

ANALIZA: I pari në fushatën e vaksinimit anti-Covid, cili është sekreti i Izraelit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com