• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DIALOGU/ Anglezi i dehur në makinë, polici e shoqëron, shoferi: S’ka problem

by Java News
04/11/2016 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit vijon të publikojë çdo ditë video për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve, që të mos shkelin rregullat e qarkullimit dhe të mos i përdorin automjetet kur konsumojnë alkool. Policia e Shtetit ka publikuar një video të regjistruar nga kamerat e trupit të efektivëve, ku duket momenti i arrestimit të një drejtuesi anglez.

Ne pamje duket momenti kur efektivi i policisë i kryen shoferit testin e alkoolit që rezulton i lartë, ndërsa bie në sy reagimi mjaft i qetë i anglezit që përgjigjet thjesht me fjalët ‘s’ka problem’ dhe ‘sigurisht’.

DIALOGU
Polici 1: Testi i parë që kemi kryer është 0.87 mlg/litër që do të thotë se është një nivel shumë i lartë i testit të alkoolit. Duhet të bëjmë një test të dytë

Qytetari: S’ka problem

Polici 1: …Për të parë nëse jeni nën ndikimin e alkoolit për të drejtuar makinën ose jo.

Qytetari: S’ka problem!

Polici 1: Më falni, mund të bëni tjetrin.

Qytetari: Sigurisht!

Polici 1: Faleminderit!

Polici 1: 1,2,3,4,5 perfekt faleminderit!

Polici 2: 0.88 mlg/litër tani

Polici 2: Është në rritje.

Polici 1: Në këto momente me të dyja testet që kemi bërë, duhet t’ju shoqërojmë në stacionin e policisë.

Polici 1: Do t’ju mundësojmë edhe një përkthyes.

MASAT E POLICISE RRUGORE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Vijon puna për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga këta:

2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,

2 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 35 Leje Drejtimi, nga të cilat:

6 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,

21 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara.

8 për semafor e shkelje të tjera.

Jane vendosur 177 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

243 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.

Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

46 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Si dhe 1.112 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

MA.ME
Next Post
(FOTO) Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë

(FOTO) Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

July 2, 2026
Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

July 2, 2026
Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

July 2, 2026
Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin

Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin

July 2, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

July 2, 2026

Deti i tërë mes së thënës e së bërës…

July 2, 2026
Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

July 2, 2026
Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

July 2, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

July 2, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In