• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dializa në Berat, Beqaj: Pacientëve do t’u ofrohet kujdesi në qytetin e tyre

by Java News
15/12/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyzet pacientëve të qarkut të Beratit, tashmë nuk u duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës, Fierit apo jashtë vendit, për të marrë shërbimin e hemodializës. Falë bashkëpunimit të qeverisë me institucionet jopublike, këta pacientë mund ta marrin këtë shërbim, jetik për jetën e tyre, pranë vendbanimit, duke lehtësuar vuajtjet e sorlollatjet e vajtje-ardhjeve tre herë në javë drejt qendrave të specializuara jashtë Beratit, kursyer kohë e shpenzime të panevojshme, por duke shmangur edhe radhën e pritjes.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pa nga afër kushtet me të cilat ofrohet ky shërbim, teksa theksoi se sot pacientët shërbehen më pranë vendbanimit, humbin më pak kohë, ndërsa Minsitria, nga ana e saj, monitoron gjatë gjithë kohës cilësinë e shërbimit që ofrohet.

“Kjo, sigurisht, është një tjetër shprehje e shfrytëzimit të bashkëpunimit me institucionet jopublike për të patur një qëllim, shërbim sa më të mirë edhe sa më pranë, aty ku qytetarët jetojnë. Praktikisht, ky ishte një investim i iniciuar nga vetë një sipërmarrës privat, por në kushtet e nevojës që në qarkun e Beratit ti shërbenim sa më pranë njerëzve dhe të shtrëngesave financiare për të investuar rishtaz në spitalin e Beratit, u shfrytëzua kjo mundësi, përsa kohe ne kemi një tarifë unike për çdo seancë dialize të miratuar nga qeveria, pavarësisht nëse ofrohet në spital publik apo në spital jopublik. Praktikisht, edhe pse kjo është një institucion jopublik për ne si ministry, është pjesë e rrjetit të kujdesit shëndetësor për qytetarët tanë. Dhe aq më shumë që shkalla e avancuar e sëmundjeve të veshkave që e ka të domosdoshme këtë shërbim tre herë në javë, e ka jetik, edhe vajtja në Tiranë ishte kohë, mundim, edhe nëse ne financonim transportin e pacientit, shpesh herë, kishin nevojë për transport të familjarëve, i cili dhe ai ishte barrë për familjet. Kështu që sot, shërbehen më pranë vendbanimit, humbin më pak kohë, lehtësojnë edhe familjarët, ndërkohë që ne përpiqemi të mbajmë të monitoruar cilësinë e shërbimit që ofrohet edhe në këto qendra”, u shpreh Beqaj.

Vetë pacientët, gjatë komunikimit me kreun e shëndetësisë, u shprehën të kënaqur që tashmë këtë shërbim e marrin në qytetin e tyre, falas dhe me të njëjtën cilësi. Nga ana e tij, z. Beqaj theksoi se është detyrim i qeverisë që t’ju ofrojë qytetarëve atë shërbim që meritojnë, duke shtuar se me përmirësimin e shërbimit të dializës, me shtrirjen e qendrave sa më pranë vendbanimit, me lehtësimin e hallkave në sistemin e referimit, pacientët sot nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për të marrë recetën me rimbursim, pasi mund t’i marrin ato në spitalin e Beratit.

“Është detyrimi ynë që t’iu ofrojmë njerëzve atë shërbim që meritojnë, bashkë me përmirësimin e shërbimit të dializës, me shtrirjen e qendrave sa më pranë vendbanimit, me lehtësimin e hallkave edhe buroktratike në sistemin e referimit, ju praktikisht sot s’keni më nevojë të vini në Tiranë për të marrë recetën me rimbursim, i merrni barnat në spital të Beratit. Kemi dhe këtu një kujdes shëndetësor nga vajza dhe djem që janë edhe të përkushtuar po edhe të zotë edhe të aftë”, theksoi Beqaj.

Next Post
Garancite për punësimin e Lul Berishës, flet për herë të parë Vangjush Dako

Garancite për punësimin e Lul Berishës, flet për herë të parë Vangjush Dako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In