• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhunimi i të moshuarës në Pejë/ Zv. drejtori i policisë zbardh detajet: Ja kur ka ndodhur ngjarja

by
03/11/2022 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv. drejtori i policisë së Pejës, Veton Elshani në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u shfaqën pamjet e rënda të një gruaje të moshuar e cila dhunohej nga disa punonjëse të azilit ku ishte strehuar.

Ai tha se cështja tashmë ka kaluar në hetim dhe se brenda 48 orëve të para janë ndaluar të treja vajzat që kanë ushtruar aktin e dhunës, ndërsa theksoi se janë njohur me rastin një orë më parë se video të bëhej publike nga rrjetet.

Fillimisht dua të tregoj se dje para se të dalë kjo video në rrjetet sociale, janë marrë veprimet fillestare kemi ndaluar dy nga vajzat, pastaj dy prokurore janë angazhuar për këtë rast dhe brenda 48 orëve të para kemi ndaluar në arrest 3 nga vajzat në video dhe njëra prej tyre është marrë si dëshmitare. Është detyrë e jona që ne të hedhim dritë mbi situatën, të paraqesim prova para prokurorëve. Ky hetim tashmë ka nisur. Ne i kemi marrë informacionet nga një gazetar, i cili na dërgoi videon gati një orë para se të publikohej në rrjetet sociale. Nga hetimet e bëra, besojmë se ky rast ka ndodhur të shtunën e javës së kaluar.

Më tej ai theksoi se duke qenë se kemi të bëjmë me një çështje mjaft delikate dhe ajo është në hetim, nuk mund të japë informacione të hollësishme. Sipas tij është gjykata ajo që tashmë do të vendosë për secilën nga vajzat.

Duke marrë parasysh që është një rast delikat, dhe kemi përgjegjësi jo vetëm për gruan e dhunuar por për të gjithë ngjarjen dhe s’kemi mundësi të japim detaje sepse të gjitha informacionet që disponojmë i dërgojmë në prokurori.

Ka shumë informacione dhe objekti i disponon të gjitha kushtet e nevojshme sidoqoftë s’mund të flas për detaje të tjera si filmime sepse këto janë pjesë e hetimit. Dhe drejtuesit e institucionit tashmë janë përgjegjës në hetim për veprim dhe mosveprim, por ky rast konsiderohet për popullatën, për shqiptarët në përgjithësi i ndjeshëm dhe nuk mund të flasim shumë.

Ne duhet ti paraqesim faktet te prokurori, për ne është me rëndësi që do bëhet një hetim i hollësishëm që nga lëshimi i lejes së institucionit dhe deri tek ata që punojnë. Jemi duke hetuar s’ka rëndësi se kush fshihet pas institucionit, ne do bëjmë punën tonë. Gjykata do të vendosë për secilën prej vajzave.

/e.d

Next Post
Beteja e padukshme brenda opozitës!

Beteja e padukshme brenda opozitës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com