• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna/ “S’më pyeti kur leu flokët”! Burri kthen nënën e dy fëmijëve tek prindërit e saj: Sherret nisën kur …!

by Java News
04/02/2022 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burri i jepet e drejta të të dhunojë në rast se ndodh që të lyesh flokët e të ndryshosh ngjyrën e tyre pa i kërkuar mendim dhe pa u këshilluar me të. Madje ky “gabim” është aq i rëndë sa ai mund të të përzërë nga shtëpia, të të kthejë tek prindërit dhe të të urdhërojë “reflekto”.

Këto janë të drejtat që B.I nga Kamza i ka përsëritur duke shpjeguar se kulmi i debateve me bashkëshorten u shënua mbasi ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve. Të paktën ky është justifikimi i tij pranë policisë numër pesë e cila duke qenë se mori denoncimin e 40 vjeçares, mbajti shënim edhe alibinë e 42 vjeçarit nga Kukësi.

Por policia i bën me dije Gazetasi.al se për shkak të mungesës së shenjave fizike në trupin e nënës së dy fëmijëve, i shoqi nuk u arrestua, por edhe atij ju dha një shans te reflektojë.

Çështja ju tregua Gazetasi.al nga policia që do ta referojë kallëzimin për dhunë në familje , ndërkohë që shumë nga të dhënat përputhen dhe ndaj A. I ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.
Çifti ka 14 vjet martuar thotë policia. “Sherret nisën mbasi për shkaqe ekonomike kërkova të filloj edhe unë punë, ndaj nisa në një fabrikë”. Bashkëshorti nuk ka qenë dakord, por më pas ai i ka kërkuar llogari: “Sa e ke rrogën?”

“Gruaja nuk më tregonte sa para merrte, unë hetova dhe e zbulova. Më pas pashë që ajo sillte në shtëpi 10 mijë ( të vjetra) lekë më pak, dhe e pyeta ku i harxhonte paratë” – thotë B.I.

Por një version tjetër ka e shoqja. “Ata si shtëpi kanë rregulla të tilla, kërkonin t’i sillja te gjitha në shtëpi. As 10 mijë lekë s’duhet të harxhoja” ankohet nëna e fëmijëve të mitur e cila përmend në denoncim se hiqte 10 mijë lekë nga rroga përpara se t’ja dorëzonte vjehrrës mbasi donte tu blinte fëmijëve diçka ndryshe bukës që hanin me pjesëtarët e familjes.

E reja kujton se në një nga këto ditë, ajo po kuptonte se ishte kthyer në një shërbëtore dhe çdo gjë qe bënte duhet ta tregonte në shtëpi.
“E kam falur shumë herë, më ka nxjerrë jashtë, kam ndenjur jashtë shtëpisë derisa është qetësuar e mandej ka hapur derën e më ka lënë të hyj” ankohet ajo në polici

Madje në një moment gruaja kujton: “E kam parë duke pastruar pistoletën dhe e pyeta ku e gjete. U përgjigj e kishte blerë për 100 mijë lekë. E fshehu në bodrum. Dhe kur i tregova vjehrrës ajo reagoi keq dhe ma mbylli gojën duke më thënë: të kane bërë sytë”.

Policia i thotë Gazetasi.al se mbasi ka kontrolluar shtëpinë dhe nuk gjeti asnjë armë ka pyetur gjerë e gjatë burrin e shtëpisë.

“Ajo leu flokët pa më pyetur, por nga anët tona gruaja nuk vepron pa pyetur. Ime shoqe nuk i mësoi zakonet tona, ne jemi familje tradicionale dhe s’mund të veprojë si t’i shkrepë” – dëshmon B.I.

Sipas tij ai e qortoi, mbasi e ëma nuk mundi ta mësojë nusen. “Nuk tregonte rrogën, paratë i mungonin, nuk është se kam qenë dakord të dalë nga shtëpia mbasi kemi fëmijë të vegjël dhe prapë bëri si i deshi koka.

Ndaj e ktheva tek prindërit dhe fëmijët i mbajta, që ata ta mësonin e të reflektonte”. Policia i thotë Gazetasi.al se çifti është martuar me shkuesi dhe secili nga krushqit është distancuar nga grindja e tyre/ m.j

Next Post
Vetingu i politikanëve alarmon Metën e Berishën, bashkohen kundër nismës së Bashës. Disa mesazhe të koordinuara e një komplot i pretenduar

Lul, munde “Shtëpinë e Lirisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com