Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta me pare për protestën e opozitës ku janë lënduar disa efektivë policie.
“Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, shkruan Rama.