• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk tërhiqet: Jo ndryshimeve në Kod pa garantuar votën e emigrantëve me pasaportë të huaj

by A R
07/02/2025 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk do të votojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të kërkuara nga KQZ për të marrë më shumë kohë në dërgimin dhe kthimin e zarfit me fletën e votimit, nëse nuk u jepet e drejta e votimit edhe shtetasve shqiptarë të diasporës pa pasaportë.

Këtë e bëri të qartë në një intervistë në emisionin “Pa Censurë”, Flamur Noka, i cili këmbënguli në këtë kërkesë të opozitës, me argumentin se një të drejtë që ta jep Kushtetuta nuk mund të kufizohet nga një mungesë burokratike si pasaporta e shtetit shqiptar.

“Diaspora duhet të votojë. Me Kushtetutë çdo shtetas shqiptar që është në regjistrin themeltar të shtetit ka të drejtën e votës dhe këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush. Qeveria nuk mund t’i mohojë të drejtën e votës atij që është shtetas shqiptar në diasporë, pavarësisht pasaportës që ai posedon. Pasaporta jonë biometrike është marrë model nga pasaporta biometrike e vendeve të Europës apo SHBA dhe ato janë po aq të sigurta. Ndërkohë, kur shkon të votosh mjafton që regjistri i gjendjes civile të vërtetojë që ti je ky që paraqet kjo pasaportë e huaj e besueshme, me të njëjtat të dhëna si në regjistër dhe të mund të votosh. Nuk duhet të ketë shqiptarë që i lë të votojnë dhe shqiptarë që nuk i lë të votojnë. Në momentin që shtetasi shqiptar është në regjistrin e gjendjes civile, ai duhet të votojë me pasaportën biometrike që ka të shtetit ku jeton”, u shpreh zoti Noka.

Opozita është e qartë për votën e saj, nëse PS nuk e pranon deri në fund këtë propozim.

“Ne do të kërkojmë me çdo kusht të votojë çdo shqiptar i diasporës. Atë e përcakton kushtetuta dhe jo Edi Rama. Asnjë votim nuk miratojmë, nëse nuk përfshihet e drejta e çdo shqiptari për të votuar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Next Post
Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Por a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Por a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com