• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në Tirana-Kukësi, shoqërohen 12 tifozë, procedohen drejtuesit bardheblu

by Java News
07/11/2018 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lidhje me incidentin e djeshëm të ndodhur në satdiumin “Selman Stërmasi” pas përfundimit të ndeshjes midis ekipeve “Tirana- Kukësi”, ju bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike”.

Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa: Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vëndëqëndrimit fillestar.

Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:

-Amarildo Gjoni,18 vjeç,banues në Tiranë
-Donald Bilushi 37 vjeç,banues në Tiranë
-Briken Karaj, 18 vjeç, banues në Tiranë
-Iraldi Karaj 18 vjeç,banues në Tiranë
-Altin Vrapi, 31 vjeç, banues në Tiranë
-Ledio Pepa, 20 vjeç,banues në Tiranë
-Daniel Doce,18 vjeç, banues në Tiranë
-Klevi Shaphasa,18 vjeç,banues në Tiranë
-Hamit Hakrama,21 vjeç,banues në Tiranë
-Oltion Halili, 18 vjeç, banues në Tiranë
-Kameliano Maliq, 18 vjeç,banues në Tiranë
-Luis Zhllima, 22 vjeç,banues në Tiranë.

Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.

Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security” i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A, e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore u morën këto masa: • gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 26 germa “d” dhe “dh”.• gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.

Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018. Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në lgjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”. Sqarojmë se për për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.Policia e Tiranës është e vendosur të zbatoj me përpikmëri detyrimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në aktet e mësipërme për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme./a.ç

Next Post
Veliaj: Vota për PS garanton punët e mrekullueshme në Tiranë

Veliaj: Vota për PS garanton punët e mrekullueshme në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

October 25, 2026
“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

October 25, 2026
La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

October 25, 2026
Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

October 25, 2026
U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

October 25, 2026
Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

October 25, 2026
Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

October 25, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!

October 25, 2026
“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In