• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në Gaza, Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

by A R
06/06/2018 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Argjentina ka anuluar ndeshjen përgatitore përpara Botërorit me Izraelin, me sa duket nën presionin politik mbi trajtimin që Izraeli u bën palestinezëve në Gaza.
Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain i tha kanalit sportiv “ESPN” të martën se ndeshja ishte anuluar. “Më në fund ata bënë gjënë e duhur”, tha ai gjatë një interviste.

Ambasada izraelite në Argjentinë konfirmoi anulimin e ndeshjes miqësore mes dy vendeve përmes një statusi në “Twitter”.

Raportime të medieve theksojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i telefonoi presidentit argjentinas, Mauricio Macri, në përpjekje për të shpëtuar fatet e kësaj miqësoreje, që pritej të luhej në Jeruzalem të shtunën.

Lajmi për anulimin e saj është pritur me brohorima dhe duartrokitje në Gaza, aty ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të javëve të fundit.

Në Ramallah të Bregut Perëndimor, Federata palestineze e Futbollit publikoi një deklaratë ku falënderonte sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe shokët e tij të skuadrës për anulimin.

“Vlerat, morali dhe sporti kanë arritur një triumf sot, ndërsa një karton i kuq i është nxjerrë Izraelit përmes anulimit të ndeshjes”, tha shefi i federatës Jibril Rajoub, i cituar nga “Reuters”.

Next Post
“Premtimi”, 16 mijë euro për emigrim në Gjermani e Britani, prangosen falsifikatorët

"Premtimi", 16 mijë euro për emigrim në Gjermani e Britani, prangosen falsifikatorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com