• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna ndaj grave, gjyqtarët burra hezitojnë të japin urdhra mbrojtjeje

by Java News
12/12/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi i Gruas Elbasan (FGE) është një organizatë jofitimprurëse, që operon në qarkun e Elbasanit prej 20 vitesh, duke ofruar shërbime konkrete pa pagesë për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre. Në fillimin e kësaj jave një prej rasteve që u paraqit pranë kësaj strehëze ishte rasti i 32-veçares, nënë me dy fëmijë, e cila për të disatën herë ishte rrahur barbarisht nga bashkëshorti 38- vejçarë.

Gentiana Hasalla, koordinatorja e këtij forumi sqaron shërbimet që gratë mund të marrin në këtë qendër, të cilat janë: këshillim psiko-social për viktimat e dhunës në familje; studion avokatore që ofron këshillim ligjor dhe përfaqësim/ mbrojtje në gjykatë dhe Qendrën e Kujdesit Ditor (shelter emergjence) ku viktimat mund të qëndrojnë deri në 48 orë, deri sa marrin urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes. PNUD e ka mbështetur financiarisht Forumin e Gruas Elbasan që nga shtatori i vitit 2015, me qëllim parësor të reduktojnë dhunën në familje në Elbasan. Për rastin e 32- vjeçares, avokatja e qendrës Soela Kurtitregon se është e dyta herë që paraqitet, por herën e parë e fali bashkëshortin, i cili është një njeri i dhunshëm, për shkak se luan bixhoz dhe konsumon alkool.

“Në qarkun e Elbasanit gjatë këtyre muajve janë dhënë 105 urdhra mbrojtjeje. Jo gjithmonë është e lehtë që të arrish të marrësh një urdhër të menjëhershëm mbrojtje apo urdhër mbrojtjeje. Sidomos kur janë gjykatës meshkuj është shumë më e vështirë. Normalisht që gratë e dhunuara duhet të kenë prova të dhunës që është ushtruar ndaj tyre. Ndërsa për dhunën psikologjike, gjykatësit në shumicën e rasteve nuk e marrin parasysh, sepse nuk mund të faktohet”, sqaron avokatja Soela Kurti. Në strehëzën e emergjencës pranë Forumit të Gruas Elbasan ka kapacitet për të ndenjur njëkohësisht vetëm dy gra të dhunuara me fëmijët e tyre. Të martën më 6 dhjetor, aty është strehuar një 32- vjeçare së bashku me 2 fëmijët e saj.

“Ky është një rast që ne njohim, pasi ka ardhur edhe herë të tjera për këshillim, e ka falur bashkëshortin sepse ai është betuar se nuk do të nge më dorë ndaj saj. Por fatkeqësisht këtë herë dorën e ka pasur më të rëndë. Zonja ka një gjë pozitive, pasi ka mbështetjen e prindërve. Ajo pranë strehëzës sonë është shoqëruar nga dy prindërit, të cilët e mbështesin të vijojë me procedurat ligjore, denoncim të dhunës si dhe kërkesë për divorc. Pasi duhet theksuar se gratë që nuk kanë mbështetjen e familjes së tyre shpeshherë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe se nuk kanë punë apo një vend ku të strehohen, rikthehen te dhunuesi, te bashkëshorti. Sipas statistikave, 36% e grave nuk kanë mbështetjen e familjes së tyre dhe rikthehen sërish te burrat që i dhunojnë”, – tregon avokatja Kurti.
BW/d.i.

Next Post
Donald Trump u thotë afrikano-amerikanëve: Faleminderit që nuk votuat

Gazeta kineze, kritika për Trump: Komente naive për marrëdhëniet SHBA-Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In