• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në depon e fishekzjarrëve

by Java News
26/12/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

39 persona mbetën të plagosur, tetë prej të cilëve rëndë, nga shpërthimi i qindra fishekzjarrëve në qytetin verior kuban Remedios

Ngjarja e rëndë u raportua Ditën e Krishtlindjes në të ashtuquajturën “zonë të zjarrit” brenda lagjes San Salvador. Mendohet se depoja ku ndodheshin fishekzjarrët është përfshire nga flakët për shkak të shkëndijave të shkaktuara nga disa shpërthime elementesh të tjera më të vogla piroteknike.

Detajet mbi incidentin janë të pakta, por mediat lokale thonë se specialistët e Ministrisë së Brendshme e kanë nisur sakaq një hetim për zbardhjen e fatkeqësisë. Të lënduarit janë shtruar në dy spitale të provincës së Villa Clara. 27 prej tyre duhen mbajtur nën kontroll nga mjekët ndërsa për tre fëmijë dhe 5 të rritur situata është ekstremisht kritike prej djegieve të mëdha që kanë në trup.

“Parrandas” siç njihen nga vendasit, janë kremtimet popullore të një tradite qindra vjeçare, e cila vjen në jetë në Remedios mbrëmjen e 24 Dhjetorit. Dy lagje të saj, El Salvador dhe El Carmen, sfidojnë njëra-tjetrën me gara që përfshijnë muzikën, kërcimin dhe fishekzjarrët.

“Parrandas de Remedios” janë praktikisht një festë kulturore dhe fokloristike kubane e njohur si trashëgimi kombëtare me fillesa në 1820 dhe shtrirje më pas edhe në qytete të tjera të shtetit-ishull. Edhe pse mbeten pjesë e pandashme e festimeve të mëdha, fishekzjarret kanë edhe pjesën e vet të rrezikut, i cili nis që nga dëmet strukturore të ambientit ku mbahen në rast shpërthimi e deri tek ato fizike për individin, ku përfshihen plagët dhe djegiet./a.ç

Next Post
‘Shtetësinë shqiptare për Janullatosin, Kotzias ia kërkoi Bushatit në Kretë’

'Shtetësinë shqiptare për Janullatosin, Kotzias ia kërkoi Bushatit në Kretë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In