Babë e bir janë arrestuar në Shkodër pasi kishin përshtatur lokalin e tyre në lagjen “Skënderbeg”, për shitjen e dozave të kokainës dhe cannabis sativës.
1.3 kg kanabis dhe dhjetëra doza të kësaj lënde narkotike dhe kokaine janë sekuestruar nga policia.
Një 22-vjeçar u kap gjithashtu me doza kokaine gjatë këtij operacioni dhe do të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, një 16-vjeçar që lëvizte me motor për të shpërndarë kanabisin është gjithashtu nën hetim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.