
DURRËS
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Durrës, ku u shënua edhe një viktimë.
Viktimë në sherrin e ndodhur në qytetin bregdetar ka mbetur shtetasi Idajet Dulla, 35 vjeç.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se Dulla punonte si shofer autobusi për një kompani private.
Mësohet se babai i tij ka punuar më parë në polici. Idajet Dulla u vra me thikë në zonën e Plepave.
Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për parakalim dhe bllokim të rrugës.
Arbër Koti ka zbritur nga automjeti i tij, ka qëlluar Idajet Dullën me thikë dhe ka ikur menjëherë nga vendngjarja.