• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si mashtrohen qytetarët me makina të vjedhura që shiten lirë

by A R
18/03/2017 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të operacionit “Vin: Number” ku u sekuestruan gjithsej gjashtë automjete dhe dy motorra të trafikuar, Policia e Tiranës zbulon mekanizmin si hynin këto automjete në shtetin tonë.

Sipas informacioneve të marra nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, mësohet se këto makina janë sekuestruar, pasi kanë rezultuar me numër shasie të ndërruar dhe dokumentet e automjeteve të falsifikuara, të cilat më pas u janë shitur shtetasve shqiptarë.

Mekanizmi klasik i hyrjes së automjeteve në Shqipëri bëhej nga shtetas të huaj, të cilët merrnin automjetin e tyre dhe përshkonin rrugën tokësore kryesisht nga Mali i Zi ose nga pikat e kalimit kufitar në vendin tonë.

Qëllimi i shtetasve të huaj ishte trafikimi i këtyre mjeteve, duke bashkëpunuar me persona që merren ilegalisht me trafikimin dhe falsifikimin e dokumentave si dhe gjetjen e blerësve.

Sapo makina hynte në Shqipëri këta shtetas të huaj në bashkëpunin më shtetas Shqiptarë, të specializuar për falsifikimin e vulave dhe stampave , vepronin edhe me persona të tjerë duke bërë të mundur ndryshimin e numrit të shasisë dhe numrin elektronik që ndodhet në paketën qëndrore të mjetit (çentralina).

Në momentin që bëhej e mundur ndërhyrja në numrin e shasisë së mjetit shtetasit e huaj ktheheshin në vendin e origjinës dhe denonconin mjetin e tyre si të humbur ose të vjedhur.
Procedurat e tjera ndiqeshin nga bashkëpunëtorët Shqiptarë duke tjetërsuar të dhënat e automjetit.

Pasi i ndryshonin numrin e shasisë dhe të dhënat e tjera, i regjistronin këto mjete me emra të ndryshëm siç ishte një blerës shqiptar duke vijuar më tej në bazë të procedurave standarde për marrjen e pronësisë së mjetit.

Duke zhdoganuar makinën vijonte dhe kontrolli fizik i mjetit e më pas regjistrimi i automjetit në D.R.SH.T. RR ( Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor)
Pasi kryheshin të gjitha këto procedura shtetasit e huaj denonconin në vendin e tyre se u kishte humbur makina në mënyrë të tillë që të përfitonin nga siguracioni kasko që kishin për makinën e tyre në rast vjedhje.
Në bazë të informacioneve të marra nga Policia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor u zbulua skema si trafikoheshin këto automjete .

Nga ky operacion u vu re se pjesa më e madhe e blerësve kishin djeni që këto automjete ishin të trafikuara, ndaj u bëhet thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre rrjeteve të trafikimit për të përfituar automjet me çmim më të lirë.

Policia apelon çdo qytetar që përpara së të blejnë një automjet të kenë parasysh çmimin referent të makinës që dëshirojnë në mënyrë të tillë që të mos mashtrohen nga trafikantët e automjeteve.

Qytetarët duhet të konfirmojnë diferencat në çmim për blerjen e makinës si dhe në rast dyshimi të shkojnë tek një servis i besuar për të vërejtur nëse ka ndërhyrje ose ndryshime në numrin e shasisë së automjetit.

Në rast se vënë re dëmtime në numrin e shasisë të vijnë menjëhërë në stacionin më të afërt policor dhe të denoncojnë./Panorama/a.m.

Next Post
Zgjedhjet e Dibrës, pritet të nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore

Ish-kryetari i KQZ Celibashi: Nuk ka asnjë mundësi ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com