• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryetari i KQZ Celibashi: Nuk ka asnjë mundësi ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve

by A R
18/03/2017 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ish- kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi zgjedhjet nuk kanë asnjë mundësi ligjore që të shtyhen, përtej afatit të parashikuar nga Kushtetuta.

“Edhe nëse partitë bien dakord për të patur një datë zgjedhjesh, nuk ka asnjë mundësi kushtetuese dhe ligjore për të caktuar një datë tjetër zgjedhjesh. Dhe në vlerësimin tim dhe presidenti i Republikës nuk ka asnjë lloj mundësie dhe nëse partitë bien dakord për një datë tjetër zgjedhjesh. Përjashtimisht, mundet që data 25 mund të jetë një datë tjetër zgjedhjesh, pra një javë më vonë, po jashtë kësaj date, absolutisht për mendimin tim”, thotë  Celibashi.

Duke u ndalur tek roli i KQZ, Celibashi thekson se ky institucion është duke vijuar punën, sipas afateve të përcaktuara.

“KQZ ka një datë zgjedhjesh dhe duhet të përgatisë të gjithë infrastrukturën, në pikëpamje dhe të akteve normative, apo akteve të tjera juridike, po dhe në pikëpamje të logjistikës, për të pasur një proces zgjedhor legjitim më 18 qershor. Nuk mendoj se ka alternativë tjetër dhe do të ishte mirë të mos përfshihej në këtë diskutim dhe këtë debat”, thotë ai.

Celibashi komenton dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe qëndrimin e mazhorancës.

“Ky është një qëndrim politik qoftë i njërës palë apo i tjetrës. Dhe opinioni publik është i ndarë në lidhje me atë se sa qëndron pretendimi i opozitës për të pasur një qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të drejta. Po ashtu dhe pretendimi i maxhorancës së sotme sipas të cilës është një qeveri e zgjedhur dhe legjitime dhe ka mandat për të qeverisur deri në ditën e fundit të mandatit të saj. Në pikëpamje politike është vështirë të japësh një gjykim dhe secili e shikon sipas interesit të vet”, deklaron Celibashi.

Next Post
2 javë për një certifikatë, radhë skandaloze dhe sherr në Bashkinë e Kamzës (VIDEO)

Mziut i merret goja: Mediat "predistjoze"...Basha premton vizitë të Trump në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In