• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Prokuroria: Si e shpëtuan 3 policët e prangosur shoferin pa patentë

by A R
06/05/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, janë ndaluar 3 oficerë të Policisë Rrugore të Delvinës, të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, pasi ka fshehur dhe manipuluar të dhënat për një aksident, ndodhur mesditën e datës 2 Maj në këtë zonë.

Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Sarandës janë zbatuar nga ana e Shërbimit për Çështje të Brendshme të Ministrisë së Brendshme dhe oficerët e ndaluar janë:

1.Artan Alinani, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë;

2.Osman Tozo, efektiv i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë;

3.Shkëlqim Vrapi, efektiv i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë;

Nga veprimet hetimore të deritanishme të Prokurorisë së Sarandës, rezulton se:

Më datë 02.05.2016, rreth orës 13.00, në një nga rrugët e qytetit të Delvinës, automjeti i markes “Mercedes Benz”, me targe “DL xxxx A”, në pronësi të shtetasit M. A., por që drejtohej nga shtetasi A. Sh., është karamboluar me automjetin me targa greke “YZX xxxx”, të drejtuar nga shtetasi J. K., banues në Delvinë, rezident në shtetin grek.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Delvinë, njoftimi për këtë ngjarje është dhënë në orën 14.30, nga telefonata e një qytetari.

Të orientuara nga Salla Operative, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Shkëlqim Vrapi dhe Osman Tozo. Këta të fundit, pasi kanë marrë dijeni për rrethanat e ngjarjes së ndodhur, kanë identifikuar automjetet e përfshira në të, si edhe drejtuesit e tyre. Paralelisht, ata kanë raportuar pranë Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Delvinë, ku oficeri i rojes ka dokumentuar në dokumentin “regjistër i marrjes së kërkesave, ankesave të qytetareve në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Delvinë” të dhënat e raportuara nga vendngjarja. Në vijim, këta efektivë kanë kryer shoqërimin për në Komisariatin e Policisë Delvinë të automjetit me targë “DL xxxx A”, si edhe drejtuesit të tij, shtetasin A. Sh.

Po ashtu, në vendngjarje, pak çaste më pas, ka mbërritur efektivi i Komisariatit të Policisë së Rendit, B. M., i cili në deklarimet e tij shpjegon “…Ndërkohë, erdhën dy punonjësit e policisë së patrulles së qarkullimit rrugor, Osman Tozaj dhe Shkëlqim Vrapi. Ata … i janë drejtuar personit tjetër, por ai përgjigjej ndryshe herë pas here … punonjësi Shkëlqim Vrapi i kërkoi t’i bënte testin e alkoolit dhe shkoi tek makina e policisë për të marrë qesen e gypin dhe pashë që ia vuri në gojë … këtë person e kanë shoqëruar në Komisariat”.

Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, nga ana e tij, Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Artan Alinani, ka mundur të ndërrojë emrin e drejtuesit të vërtetë të automjetit me targë “DL xxxx A” të përfshirë në ngjarje, shtetasin A. Shi, dhe në vend të tij, në praktikën e aksidentit të ndodhur ka dokumentuar shtetasin R. J. Në realizimin e këtij dokumentacioni jane marrë edhe efektivët Shkëlqim Vrapi dhe Osman Tozo.

Madje, ka qenë vetë Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Artan Alinani, i cili është paraqitur pranë Salles Operative të Komisariatit të Policisë Delvinë, ku ka verifikuar emrin e drejtuesit te automjetit me targë “DL xxxx A” të evidentuar në dokumentin “regjistër i marrjes së kërkesave, ankesave të qytetarëve në Zyren e Informacionit të Komisariatit të Policisë Delvinë”, duke i kërkuar oficerit të rojes të bëjë ndryshimin përkatës. Oficeri i Sallës Operative, duke besuar tek Oficeri Artan Alinani, ka realizuar edhe korrigjimin e të dhënave në regjistër, duke shënuar emrin e shtetasit R.J, pas fshirjes me korrektor emrin e shtetasit A.SH., veprim për të cilin Oficeri i Sallës Operative shpjegon “Shefi i qarkullimit … më thotë që ke shënuar gabim drejtuesin e mjetit tip “Benz” .., duke më thënë se nuk ishte ai drejtues mjeti, por një person tjetër. Ai më dha emrin e personit tjetër”.

Këto veprime, të kryera nga Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Artan Alinani, kanë marrë shtysë nga fakti se drejtuesi real në çastin e ndodhjes së aksidentit i automjetit me targë “DL xxxx A”, pikërisht shtetasi A. Sh. nuk disponon Leje Drejtimi për Automjete, rrethanë kjo e vertetuar edhe nga shkresa e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë./a.m.

Next Post

Receta për mëngjes, picë shtëpie nga buka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com