• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DETAJET/ Para, mbrojtje dhe strehim për qytetarët që faktojnë korrupsionin në drejtësi

by Java News
17/11/2017 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i zbatimit të ligjit të Vetingut ka hyrë në një fazë të rëndësishme, atë të administrimit të dëshmive të qytetarëve kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në praktika korruptive.

Për herë të parë, qytetarët shqiptarë, të cilët kanë pasur përvoja negative në përballjen me drejtësinë, mund të japin kontributin për të larguar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar nga drejtësia e re. Dëshmitë e tyre për afera dhe emra konkretë do të kenë një rol vendimtar në procesin e skanimit të mbi 750 prokurorëve dhe gjyqtarëve për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgatitur një formular për denoncimet nga publiku, me qëllim informimin nga qytetarët mbi faktet ose rrethanat që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit. Shqiptarja.com zbardh kushtet e dëshmisë dhe përfitimet e qytetarit që denoncon një gjyqtar, i cili ka marrë para në këmbim të dhënies së drejtësisë apo të marrjes së një vendimi të padrejtë kundër shtetit dhe individëve.

Përfitimet

Qytetarët që do të denoncojnë fakte dhe rrethana kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve ndahen në dy grupe. Në grupin e parë përfshihen personat që mund të paraqesin fakte dhe prova, por që mund të mbeten anonimë si dhe në persona që bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë. Në grupi e dytë përfshihen personat që kanë marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit. Ata mund të fitojnë statusin e bashkëpunëtorit në këmbim të dëshmisë.

Këta persona kanë mundësi që të rimarrin mbrapsht paratë që u kanë dhënë prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kthimi i shumës mund t’u kërkohet drejtpërdrejt dhe çdo personi të lidhur me subjektin e rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100 000 lekë pa shkak të ligjshëm, që nga 1.1.2006. Personi që bashkëpunon me drejtësinë amnistohet, pra nuk ndiqet penalisht për aferën që ka kryer me gjyqtarin apo prokurorin. Gjithashtu, bashkëpunëtorit i sigurohet mbrojtje për jetën e tij dhe të familjes. Në bazë të rëndësisë së dëshmisë, bashkëpunëtorit mund t’i ofrohet edhe strehim bashkë me familjen, sipas statusit.

Ndërkaq, të drejtat dhe interesat e personave që denoncojnë, por që nuk janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, mbrohen automatikisht në mënyrë të besueshme, të efektshme dhe të përshtatshme, sipas standardeve të parashikuara në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Kushtet e dëshmisë

Personi, për të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duhet të japë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit. Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë gjithashtu informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit.

Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore. Një kopje e dëshmisë dhe e marrëveshjes së bashkëpunimit i jepet bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe institucioneve të rivlerësimit. Marrëveshja e bashkëpunimit mund të revokohet në rast se bashkëpunëtori i drejtësisë nuk dorëzon provat pranë institucioneve të rivlerësimit ose jep dëshmi të rreme, për të cilën mban përgjegjësi penale, sipas legjislacionit penal. Nga ana tjetër, heqja dorë e personit nga raportimi nuk sjell pushimin e hetimit, nëse Komisioni ose Kolegji i Apelimit çmon se veprimi ose praktika e dyshuar përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për fillimin e hetimit kryesisht.

Dy grupet

Në grupin e parë përfshihen personat që mund të paraqesin fakte dhe prova, por që mund të mbeten anonimë si dhe në persona që bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë. Në grupi e dytë përfshihen personat që kanë marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit.

Bashkëpunëtori

Këta persona kanë mundësi që të rimarrin mbrapsht paratë që u kanë dhënë prokurorëve dhe gjyqtarëve. Bashkëpunëtorit i sigurohet mbrojtje për jetën e tij dhe të familjes. Në bazë të rëndësisë së dëshmisë, bashkëpunëtorit mund t’i ofrohet edhe strehim bashkë me familjen, sipas statusit./Shqiptarja.com

a.ç

Next Post
Moti për sot, vijon rënia e temperaturave, ja ku priten reshje

Moti për sot, vijon rënia e temperaturave, ja ku priten reshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com