• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Operacioni i SPAK në Tiranë, Shkodër e Kukës, kush janë 6 personat e arrestuar

by Java News
27/07/2023 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një megaoperacion i koordinuar nga Prokuroria e Posaçme dhe policia e shtetit vijon me ekzekutimin e 15 urdhërarresteve të firmosura nga SPAK. Deri tani janë ekzekutuar 6 urdhërarreste, ndërsa 9 ende nuk janë ekzekutuar.  Operacioni i shtrirë në Tiranë, Kukës e Shkodër (27 korrik) vuri në pranga zyrtarë të lartë e eksponentë të krimit.

Bëhet fjalë për arrestimin e ish Shefin e Operacionales, Oltion Bistri i shkarkuar vetëm pak kohë më parë. Aktualisht Bistri është Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum (krime të lehta). Bistri është emër shumë i njohur dhe pjesë e posteve të rëndësishme në strukturën e rendit.

SPAK ka arrestuar gjithashtu Prokurorin e Kukësit, Xhevahir Litën, anëtarin e bandës së Bajrave, Astmer Bilalin, ish komisarin e Beratit, Ardit Hasanbengën, biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve Pëllumb Gjokën si dhe shoqëruesin e tij, Edmond Prekën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në saj të kontrolleve të këtij operacioni janë sekuestruar disa automatikë e pistoleta.

Këta janë disa prej emrave të të arrestuarve, ende nuk është bërë e ditur lista e 15 personave që SPAK ka lëshuar urdhërarreste. Vlen të përmendet se është hera e parë që arrestohen zyrtarë të këtij niveli në një operacion të vetëm. Ndonëse dimë emrat e të arrestuarve, postet e tyre si dhe së paku një prej sekuestrimeve të policisë së Shtetit dhe SPAK, ende nuk bëhet e ditur konkretisht se për çfarë akuzohen këta persona.

Sidoqoftë, Report Tv mëson përmes burimeve se akuzat janë për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal, por nuk dihen ende detaje të hollësishme.

Po kush janë personat e arrestuar (DETAJE):

1. Oltion Bistri– Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022.  Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

3. Astmer Bilali– Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë.  Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

4. Ardit Hasanbenga–  Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

5. Pëllumb Gjoka– Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.

6. Edmond Lika- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe priten edhe 9 arrestime të tjera. Priten të dhëna të tjera më të hollësishme për këtë operacion, por kryesisht SPAK preferon të mbajë hermetik informacionin deri në përfundim të një procesi.

 

/f.stafa

Next Post
“Perla e panjohur e Ballkanit!” Francezja “L’Alsace” artikull për turizmin e bukuritë e Shqipërisë

"Perla e panjohur e Ballkanit!” Francezja “L’Alsace” artikull për turizmin e bukuritë e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

August 19, 2026
Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com