• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet nga takimi në Athinë, Rama zbarkon me ministra & kryebashkiakë

by A R
11/05/2024 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimin me emigrantët në Athinë ditën e nesërme kryeministri Edi Rama e ka përshkruar në rrjetet sociale si një ditë feste. Nuk do të mungojnë as artisët nga Shqipëria, si reperi Noizy dhe këngëtarja Era Rusi, por Athina prej një jave ka “vluar” nga debati i krijuar prej këtij manifestimi të thirrur më 12 maj, ditën kur shënohet njëvjetori i arrestimit të Fredi Belerit.

Megjithatë, i pashqetësuar e tashmë me një nga sallat e stadiumit Galatsi të konfirmuar për tubimin, Rama do të udhëtojë i qetë drejtë kryeqytetit grek paraditen e së dielës, duke zbarkuar në Athinë rreth orës 09:00, me të gjithë kabinetin qeveritar me vete.

Raportohet se në takimin me emigrantët që jetojnë në Greqi, do të jenë prezentë edhe kryebashkiakët socialistë.

Nuk do të mungojë në takim as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Përveçse organizatorëve që e kanë bërë për dy javë rresht çdo ditë Athinën për të pasur sigurinë që do të zhvillohej ky takim, gjatë fluturimit tonë sot në Athinë kemi parë eksponentë të PS që kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit. Jo vetëm deputetë të PS, por kryebashkiakë nga veriu në jug. Madje ata që ishin në orët e para të mëngjesit në fluturimin tonë, i kemi parë në Athinë duke dalë shëtitje me të afërmit e tyre, para se të bëhen gati për aktivitetin e nesërm. Sot pritet të mbërrijë edhe kryebashkiaku i Tiranës, zoti Erion Veliaj që ka qenë edhe një nga personat që ka bërë më shumë thirrje për praninë e sa më shumë shqiptarëve ditën e nesërme. Do të jenë ministrat dhe të gjithë sekretarët e PS. Salla që PS ka zgjedhur për të zhvilluar këtë aktivitet ka kapacitet për deri në 6 mijë persona, por sipas organizatorëve nëse do të ketë një interes të lartë nga shqiptarët që jetojnë në Greqi do të shtohet numri duke qëndruar edhe në këmbë, përtej kapaciteteve që mund të akomodohen ulur.” – raporton A2CNN

Zbarkimin e ekzekutivit shqiptar në Athinë e kanë konfirmuar edhe mediat greke, me Protothema që raporton se Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona, ku bëjnë pjesë ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe gazetarë.

Ndërkohë, në sallën e mbyllur të Krishtlindjeve në stadiumin Galatsi janë ngritur dy dhoma të posaçme për kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fjalimi i shefit të qeverisë pritet të nisë pas orës 11:00, ndërsa emigrantëve do t’u drejtohet me një fjalë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi. Edi Rama po ashtu do të zhvillojë gjatë ditës takime me bashkatdhetarë, anëtarë të Partisë Socialiste dhe biznesmenë, ndërsa do të dorëzojë edhe kartat e anëtarësisë.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do t’i drejtohet aeroportit rreth orës 18:00-19:00 për t’u larguar nga Athina.

Ndërkohë, policia ka marrë masa shumë të rrepta sigurie për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë. Mësohet se rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren, duke u kujdesur për eskortimin e Ramës nga aeroporti drejt stadiumit Galatsi dhe më pas aktivitetin që do të zhvillohet aty.

/a.r

Next Post
As tek Interi dhe as tek Lazio/ Kumbulla firmos kontratë 5-vjeçare me Romën

Kumbulla në radarët e Hamburgut, Roma përfiton deri në 7 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In