• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Në magazinën e drogës 7 ton kanabis, sharje e ofendime mes policëve të Rrëshenit e Mirditës

by A R
03/11/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para aksionit të djeshëm të zbulimit të magazinës me kanabis në Rrëshen policitë e Lezhës dhe Mirditës u përplasen mes tyre.

Gjithçka ndodhi para operacionit të gjerë të policisë, në një magazinë në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, pranë ish-Pularisë ku u arrestuan pronari i saj, Kastriot Reçi dhe 14 persona të tjerë që punonin për mbledhjen dhe përpunimin e lëndës narkotike.

E ndërsa Policia e Shtetit nuk ka saktësuar sasinë e drogës së sekuestruar, burime të “Gazeta Shqiptare” deklaruan se në magazinë ka pasur mbi 7 tonë kanabis sativa dhe se gjatë operacionit janë shoqëruar 32 persona gjithsej.

Po sipas të njëjtave burime, magazina është zbuluar që tri ditë më parë dhe se ditën e djeshme, para fillimit të operacionit ka pasur përplasje dhe sharje mes policisë së Lezhës dhe policisë së Mirditës dhe për këtë janë vënë në dijeni SHÇBA, struktura të larta të Policisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Nisur nga dyshimi se në magazinën e drogës mund të kishte persona të armatosur, janë thirrur në ndihmë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) të Tiranës, krahas atyre të Drejtorisë së Policisë së Lezhës dhe të Komisariatit të Policisë së Mirditës.

PERPLASJA
Burime konfidenciale pohuan për “GSH” se tri ditë më parë, 3 “civilë” nga Lezha kanë mbërritur në Mirditë, pasi kishin informacione për një magazinë ku grumbullohej sasi e madhe kanabisi.

Në fakt, agjentët kanë mundur të zbulojnë vendin ku ndodhej ndërtesa, ndërsa kanë marrë të dhëna se aty ishin punësuar një numër i konsiderueshëm punëtorësh (kanë ndjekur lëvizjen e furgonëve dhe të mjeteve të tjera që hynin e dilnin në ambientet e magazinës).

Ditën e djeshme në vendngjarje kanë mbërritur 7 agjentë nga Lezha, të cilët kanë kontaktuar me drejtuesit e komisariatit të Policisë së Rrëshenit duke u kërkuar që të merrnin pjesë në operacionin antikanabis.

Sipas këtyre burimeve, krerët e bluve të Rrëshenit nuk kanë pranuar të marrin pjesë në operacion, pasi kanë kërkuar urdhër me shkrim nga prokuroria. Referuar po të njëjtave burime, agjentët e Lezhës kanë debatuar ashpër me kolegët e tyre të Rrëshenit.

Përplasja ka degjeneruar deri në sharje të ndërsjella dhe është dashur ndërhyrja nga lart që policia e Lezhës dhe ajo e Mirditës të ulnin gjakrat dhe të nisnin operacionin antikanabis.

OPERACIONI
Operacioni ka përfunduar pasditen e djeshme në orën 15:00, ndërsa janë sekuestruar tonelata me kanabis. Gjatë këtij operacioni janë shoqëruar 32 persona, mes të cilëve gra dhe të rinj.

Mësohet se shumica e personave që ishin punësuar për grumbullimin dhe përpunimin e lëndës narkotike ishin banorë të komunitetit rom që jetojnë në periferi të qytetit të Rrëshenit.

Ndërkaq, pohohet se dy nga personat që janë ndaluar janë nga Gjirokastra dhe Memaliaj dhe se dyshohet që ata të kenë qenë në rolin e specialistëve.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave që mund të jenë përfshirë në këtë rrjet kriminal./a.k.

Next Post
Detaje të tjera nga plagosja në Tiranë, objektivi vrapoi pasi pa revolen drejt tij

Miku i Elton Çiçës nuk bashkëpunon me drejtësinë, ruhet në spital nën masa të rrepta sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In