• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Kreu tatimeve i ktheu mallin e konfiskuar subjektit, 4 mln lekë dëm shtetit

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka urdhëruar ndalimin e Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Tiranë, Androkli Kokthi, i dyshuar për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, në vijim të një hetimi të nisur në Janar 2016, në bazë të referimit të Policisë së Shtetit.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se i dyshuari Kokthi, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar kthimin e mallit të konfiskuar një subjekti tregtar privat që ushtron veprimtarinë në shit-blerjen e pjesëve këmbimit të automjeteve.

Në muajin Mars 2015, nga ana e inspektorëve të Kontrollit Tatimor Tiranë, është konstatuar se një subjektin ”L…B…” gjendej një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekë të reja. Bazuar në procedurat ligjore, malli i konstatuar pa faturë është konfiskuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Malli i konfiskuar është dërguar për ruajtje në magazinat e Rezervave të Shtetit.

Disa kohës pas konfiskimit të mallit, nëpërmjet një shkrese, Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë urdhëron lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë.

Por, ky veprim është tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi malli i konfiskuar nuk mund të rikthehet, por vetëm mund të blihet nga subjektit, të cilit i është gjetur pa faturë. Po ashtu, në bazë të procedurave administrative dhe atyre tatimore, një urdhër administrativ i nxjerrë nga një organ më i lartë, nuk mund të shfuqizohet nga një organ më i ulët. Në rastin konkret, Drejtori Rajonal ka shfuqizuar urdhërin e konfiskimit të institucionit epror, që është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Prokuroria e Tiranë ka krijuar dyshimet se Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, në bazë të veprimeve të kundërligjshme, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 4 milionë lekë.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, i cili është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit pasditen e së Enjtes (dt. 18.02.2016)

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni
“Smile 2”

Ndalohet  pas një hetimi 8 mujor  Drejtori Rajonal i Tatimeve.
Akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës ”

Sot me datë  18.2.2016  nga ana e seksionit të  Antikorrupsionit  të Drejtorisë së Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushte me taskforcen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas nje hetimi 8 mujor u finalizua operacioni ” Smile 2″ dhe u ndalua drejtori tatimeve për Tiranën:

– Androkli Kokthi ,41  vjeç  lindur në Fier e banues në Tiranë.

Ndaj këtij  shtetasi ka nisur një hetim rreth 8 muaj më parë ku sot është finalizuar dhe arritur  ti  dokumentohet shperdorimi i detyres lidhur me sasinë dhe  kthimin  e  mallit të sekuestruar  nje subjekti me vlerë 40 miljon lekë në kundershtim me ligjin.
Vazhdojne hetimet per verifikimin e rasteve te tjera.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë për veprën penale të “Shperdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

 

Next Post

Michelle Obama shtatzënë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In